Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 83

Foto: Pixabay

Mbetet karantina 14-ditore për ata që vijnë në Bullgari nga 8 vende evropiane

Shtabi Operativ Kombëtar për Kundërvënien e Koronavirusit propozoi që nga 1 qershori të hiqet karantina 14-ditore për njerëzit, të cilët mbërrijnë në Bullgari nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Vendimi është marrë pas analizës së të dhënave të Qendrës Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve, bëri të ditur dr. Angell Kunçev. Karantina do të mbetet vetëm për ata që vijnë nga 8 vendet evropiane, ku gjatë 2 javëve të fundit është regjistruar intensitet më të lartë të të infektuarve. Këto janë Belgjika, Italia, Malta, Spanja, Portugalia,  Suedia, Irlanda dhe Britania e Madhe. Kunçevi për herë të radhës nënvizoi se Shtabi Kombëtar insiston për mbajtjen e maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura, ku mblidhen shumë njerëz.

Nga 1 korriku do të ketë karantinë për shtetasit e 8 vendeve të BE-së që hyjnë në Bullgari

Me urdhër të ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev nga 1 qershori në karantinë 14-ditore vihen njerëzit, të cilët mbërrijnë në Bullgari nga 8 vendet evropiane, ku gjatë 2 javëve të fundit është regjistruar intensitet më të lartë të të infektuarve. Këto janë Belgjika, Italia, Malta, Spanja, Portugalia,  Suedia, Irlanda dhe Britania e Madhe dhe vende të treta me përjashtim të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Karantinë nuk parashikohet për transportuesit ndërkombëtar dhe ekuipazhet e anijeve.

Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit u shpreh për mjetet mbrojtëse

Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit ngulin këmbë për respektim të masës që kërkon mbajtjen e maskave në të mbyllur në praninë e shumë njerëzve. Këtë e tha kryeinspektori shëndetësor docent Angell Kunçev. Në brifingun mëngjesor ai shpjegoi se si duhet përdoren mjetet mbrojtëse, se maskat duhet të mbyllin hundën dhe gojën, ndërsa dorëzat duhet të dezinfektohen herë pas here dhe të hidhen menjëherë pas përdorimit sepse mbajnë rrezik.

Mbrëmjet e maturës mund të lejohen, por jo para fundit të qershorit

Ministri i arsimit Krasimir Vëllçev deklaroi se nuk ka pengesa për zhvillimin e mbrëmjeve të maturës, por rekomandoi që ato të organizohen në fund të qershorit, apo në fillim të korrikut. 49 mijë janë maturantët, të cilët do të paraqiten në provimin e parë të detyrueshëm të maturës në lëndën e gjuhës dhe letërsisë bullgare. Shkollat tashmë janë gati për të, tha Ministri.

Të shëruarit nga Covid-19 tashmë janë 1015

8 janë të infektuarit e rinj me Covid-19 për 24 orët e fundit. Gjatë kësaj kohe janë bërë 1725 testime. Tri prej të konfirmuarve janë hospitalizuar dhe kështu numri i përbashkët i të prekurve nga koronavirusi shkoi më 2485 veta. Të shëruarit gjatë këtyre 24 orëve janë 51 dhe me ta numri i përbashkët i pacientëve që tashmë e kanë kaluar sëmundjen tejkaloi 1000 (1015, apo 41% prej të gjithë të konfirmuarve me koronavirus). Dy janë personat e vdekur – një burrë dhe një grua në moshë 91-vjeç nga Shtëpia e Pleqve e qytetit Llom (Bullgari Veriore).

Bullgarët janë ndër evropianët më të prekur financiarisht nga pandemia

Në pandeminë e koronavirusit shtetasit e Hungarisë, Bullgarisë, Italisë, Greqisë dhe Spanjës janë ata që kanë pësuar më shumë dëme financiare. Danezët, suedezët, finlandezët, austriakët dhe shtetasit e Vendeve të Ulëta janë njerëzit, të cilët më lehtë kalojnë përmes këtyre proceseve, tregon analiza e Parlamentit Evropian. 58% prej të anketuarve kanë deklaruar se gjatë kohës së epidemisë nuk kanë pasur vështirësi financiare. 30% prej qytetarëve të BE-së kanë humbur një pjesë prej të ardhurave të tyre, 23% kanë humbur punën, 14% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e lidhura me qira dhe kredi, kurse 9% nuk mund të sigurojnë veten mjaftë ushqime. 6 nga 10 të anketuarit mendojnë se shtetet–anëtare të BE-së nuk kanë treguar mjaft solidaritet gjatë kohës së pandemisë. Më të pakënaqur për shkak të sjelljes së Bashkimit Evropian në këtë situatë janë italianët, spanjollët dhe grekët, pas të cilëve janë austriakët dhe bullgarët. 

Sindikatat dhe biznesi propozojnë zgjerimin e masave kundër krizës

Biznesi dhe sindikatat i propozojnë qeverisë një paketë prej 54 masash suplementare kundër krizës. Ata propozojnë që Bullgaria të kërkojë leje nga BE-ja për vazhdimin e masës së quajtur “60/40” deri në fund të këtij viti. Kjo masë sipas tyre duhet të zgjerojë dhe fushën e veprimit, duke përfshirë bujqësinë, kurse në sektorin e turizmit ajo duhet të transformohet në “80/20” (80% prej shpenzimeve të punëdhënësve për paga dhe sigurime të mbulohen nga shteti, kurse 20% nga vetë punëdhënësit). Ata që kanë humbur punën e tyre pa pasur të drejtën të marrin kompensime dhe pagesa të papunësisë të marrin kuponë për ushqime. Nënat dhe punëtorët me fëmijë të vogël të marrin nga shteti leje të paguar suplementare prej 20 ditësh, propozojnë gjithashtu biznesi dhe sindikatat.

Hotelet në bregdetin bullgar pranojnë turistët e parë

3 hotele në pushimoren Sllënçev Brjag tashmë pranojnë turistë, tha drejtori i kompleksit Zllatko Dimitrov. Në se situata do të vazhdon të përmirësohet shumic e hoteleve do të hapin dyert për turistë te 19 qershori. Edhe pushimorja “Allbena” priti turistët e parë bullgarë. 50 për qind nga rezervacionet paraprake në “Allbena” u shtynë. Shërbimi është i ndryshuar nuk ka bllok masa për vetëshërbim, ushqimi sigurohet kundrejt porositjes, tha para Radios Kombëtare Bullgare zëvendës drejtori i pushimores Hristo Penev. s

Testim për imunitetin e formuar kundër Covid-19 në qytetin Burgas dhe në rajon

Në rajonin bregdetar të qytetit Burgas dhe në vendbanimet e bregdetit jugor në fillim të qershorit do të realizohet një testim për imunitetin e formuar kundër Covid-19. Për këtë informoi kryetari i bashkisë së Burgasit Dimitër Nikollov pas një takimi me kryeinspektorin shtetëror shëndetësor docent Angell Kunçev. Ky testim do të bëhet baza mbi të cilën qyteti dhe rajoni përreth do të reklamohen si një destinacion i sigurt.

Hapet auto kinemaja e parë

29 maj në mbrëmje në kushtet e pandemisë në Sofje hapet auto kinemaja e parë me filmin bullgar “Kthim” të regjisorit Nikollaj Iliev. Veprimtaria fillon në orën 20.30, orë lokale, në parkingun e një prej dyqaneve të mëdhenj në respektim të të gjitha masave kundër epidemisë. Ambicia e organizatorëve është që auto kinemaja të vazhdojë gjatë tre muajve të ardhshëm me ide të bëhet të përhershme.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD