Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pirja e duhanit është kërcënim për sigurinë kombëtare

Foto: arkiv

Në ditën botërore të luftës kundër duhanit 31 maj ishin shpallur të dhënat se vetëm për 4 muajt e pare të vitit 2020 në Bullgari për shkak të pirjes së duhanit kanë vdekur 11 mijë veta. Për të njëjtën periudhë viktimat e Covid-19 janë 68, bëri të ditur fondacioni BlueLink. Prandaj nga fondacioni kërkojnë krijimin e këshillit ndërdikasterial për politikë efektive kundër përdorimit të duhanit.

Sipas doktorit Mihail Okolijski , përfaqësues i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, shteti ynë është në vend të pare ndër 45 vendet e tjera evropiane për nga numri i duhanpirësve në moshë 11-13 vjeç dhe në vend të dytë ndër të rinjtë e grupmoshës 13-15 vjeç. Ky është kërcënim për sigurinë kombëtare, sepse drejtpërsëdrejti ndikon lindshmërinë, mendon Okolijski.


Më shumë nga rubrika

4.5 për qind janë të infektuarit rishtas me Covid-19 në 24 orët e fundit

506 janë rastet e reja të koronavirusit në vend, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 4.5 për qind e 11 247 testeve të kryera janë pozitive. Në të gjitha rrethet të sapo infektuarit janë nën 100 vjeç. Shumica janë në qytetin e Sofjes –..

botuar më 21-05-14 9.04.PD

Covid-19 në Bullgari: Dita 432

Vala e tretë e epidemisë po largohet Vala e tretë e pandemisë është nën kontroll dhe po largohet. Numri bazë riprodhues i infeksionit ka një vlerë rekord të ulët - 0,595. Prirja për të tkurrur infeksionin është shumë e fortë. Numri i rasteve aktive..

botuar më 21-05-13 7.28.MD

Eurofound: Bullgarët – në vend të parë në BE për nga refuzimi i vaksinimit

Bullgaria është midis vendeve të BE me besimin më të ulët në qeverinë e saj kombëtare për përballimin e pandemisë. Ajo renditet me 2.7 pikë (nga 10 të mundshme) ndër Poloninë (2.1), Kroacinë (2.5) dhe Republikën Çeke (2.9). Këtë e tregon një studim i..

botuar më 21-05-13 6.34.MD