Në ditën botërore të luftës kundër duhanit 31 maj ishin shpallur të dhënat se vetëm për 4 muajt e pare të vitit 2020 në Bullgari për shkak të pirjes së duhanit kanë vdekur 11 mijë veta. Për të njëjtën periudhë viktimat e Covid-19 janë 68, bëri të ditur fondacioni BlueLink. Prandaj nga fondacioni kërkojnë krijimin e këshillit ndërdikasterial për politikë efektive kundër përdorimit të duhanit.
Sipas doktorit Mihail Okolijski , përfaqësues i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, shteti ynë është në vend të pare ndër 45 vendet e tjera evropiane për nga numri i duhanpirësve në moshë 11-13 vjeç dhe në vend të dytë ndër të rinjtë e grupmoshës 13-15 vjeç. Ky është kërcënim për sigurinë kombëtare, sepse drejtpërsëdrejti ndikon lindshmërinë, mendon Okolijski.
BBC zbuloi gjurmë bullgare në shpërthimin e depove të municionit në Republikën Çeke në vitin 2014. Sipas medias, një nga personat që është përgjigjur..
Përvjetori i shpërthimit të Kryengritjes së Prillit po shënohet me ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin. Kryengritja u shpall para kohe më 20 prill..
Ne duam të zhvillojmë marrëdhënie normale me Rusinë, por presim të njëjtën gjë prej tyre, tha Ministrja e Punëve të Jashtme në dorëheqje Ekaterina..