Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Levi bullgar mbush 140 vjet

Kartëmonedha e parë bullgare është me nominal 20 leva dhe u emetua në vitin 1885.
Foto: bnb.bg

Vetëm dy vjet pas Çlirimit të Bullgarisë (1878) nga zgjedha turke, Principata e Bullgarisë pranoi njësi të vet monetare. Më 28 maj të vitit 1880 u zhvillua seanca e Kuvendit të Dytë Popullor, në të cilën u miratua Ligji për të Drejtën e Prerjes së Monedhave. Të pranishmit përkrahën idenë e deputetit Josif Kovaçev që kartëmonedha bullgare të mbaj emrin “lev”. Disa ditë më vonë, më 4 qershor të vitit 1880 hyri në fuqi Ligji për të Drejtën e Prerjes së Monedhave në Mbretërinë Bullgare, sipas të cilit levi bullgar me nënndarjen e tij stotinka u caktua monedhë kombëtare.

Në fakt prerja e monedhave në Bullgari daton që nga shekulli i 13-të, kur për herë të parë mbi monedhat u regjistrua emri i pushtetarit bullgar, mbretit Ivan Asen II.

Mirëpo, më shumë për historinë e valutës bullgare mund të lexoni në botimin arkiv të Radio Bullgarisë “Levi dhe stotinka bullgare mbushën 130 vjet”.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në parlament u mbajt një minutë heshtje për viktimat armene të vitit 1915

Përfaqësuesit e popullit nderuan në Parlament kujtimin e viktimave të shfarosjes masive të armenëve në Perandorinë Osmane me një minutë heshtje dhe në këmbë. 24 prilli është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Ngjarjeve të viteve 1915-1916...

botuar më 24-04-24 11.01.PD

45 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov

Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar. Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye..

botuar më 24-04-10 6.05.PD
Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-29 1.10.MD