Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Na duhen njohuri për mediat digjitale, që të mos na manipulojnë lehtë

Foto: Pixabay

Mënyra e drejtë dhe e sigurt e përdorimit të medieve është një pjesë prej njohurive dhe aftësive digjitale, për të cilat ka nevojë çdo njeri në mënyrë që të jetë mjaft kritik ndaj informacionit dhe të mos bëhet pjesë e zinxhirit të përhapjes së lajmeve të rreme apo gjuhës së urrejtjes.

Të rinjtë e grupmoshës 15-19 vjeç prezantuan idetë e tyre për përdorim të sigurt të internetit në kuadrin e hekatonit për adoleshentë – “Zgjidhje digjitale për njohuritë mediatike: E drejta ime e mendimit”.  Me forma të ndryshme të  multimedias – faqe interneti, lojëra online, aplikacione mobile, podkaste dhe video, të rinjtë propozuan zgjidhje të problemeve të identifikuara nga vetë ata.  „Morëm një propozim për krijimin e një ueb-faqeje me informacion për adoleshentët për këtë se si mund të mbrohen në hapësirën e internetit – si të mbrojnë të dhënat e tyre personale për të mos u bërë viktima të pedofilëve apo trafikantëve.  Kishte propozime për trajnime apo inovacione teknologjike në përkrahje të të rinjve, të cilat do t’i ndihmojnë ata të dallojnë lajmet e rreme nga informacioni i vërtetë. Kishte thirrje për popullarizim me anë të podkasteve dhe videove të problemeve që janë me interes për ta. Ishte prekur dhe çështja për abuzimin në internet. Ai ka lidhje me mungesën e komunikimit dhe aftësive sociale dhe emocionale, pasoja e drejtpërdrejtë prej të cilave është dhuna”.

Pavarësisht nga aftësitë e pjesëmarrësve, ata kanë nevojë për ndihmë për të zbatuar projektet e tyre – kanë nevojë për mendorë, ekspertë, resurs teknologjik apo përkrahje financiare.

A është e vështirë të grumbullohen këto njohuri mediatike në botën digjitale?

„Po, është shumë e vështirë, sepse ato duhet të zhvillohen që nga mosha sa më e re – komentoi Ivajllo Spasov nga UNICEF-Bullgaria. “Kjo nuk duhet të bëhet detyrimisht në shkollë në formën e lëndës së veçantë, por mund të fitohen në mënyra të ndryshme me ndihmën e familjes, mësuesve dhe fëmijëve të tjerë. Njohuritë mediatike ndikojnë të gjitha zgjedhjet e bëra nga njeriu, të lidhura me sjelljen online, me sjelljen e tij ndaj të tjerëve, me llojin e informacionit, të cilin përdor dhe ndan me të tjerët. Në këtë rast flasim për formimin e prirjeve, për “menaxhimin” e pritjeve dhe madje për luftëra hibride”.

Ivajllo Spasov alarmoi se Bullgaria është një tokë pjellore për zhvillimin e luftërave hibride – për shkak të nivelit të ulët të mendimit kritik. Kjo pohohet dhe nga statistikat e ndryshme, të cilat tregojnë se jemi në një nga vendet e para në Evropë për nga përhapja dhe cilësia e aksesit në internet dhe në pajisjet digjitale, por nga ana tjetër njohuritë e lidhura me mediet janë të pakta në krahasim me ato në shtetet e tjera në Kontinentin e Vjetër. Ky kombinim i rrezikshëm është premisë për manipulim të lehtë të grupeve të mëdha njerëzish sa u përket problemeve të ndryshme. Investimi sistematik në rritjen e njohurive të shoqërisë në fushën e medieve do të ndryshojë këtë tendencë negative, sepse fëmijët ndërtojnë identitetin e tyre në bazë të kësaj të cilën e lexojnë në rrjetet sociale.

Tepër përgjegjës është dhe roli i prindërve në procesin e grumbullimit të njohurive mediatike.

“Është me rëndësi të madhe që në mënyrë miqësore dhe përfshirëse të njihen me mjedisin online të fëmijëve të tyre. Jo duke përdorur kontroll apo ndalime, por duke folur, duke ndarë interesa të përbashkëta, duke treguar kuriozitet për gjërat, për të cilat fëmijët e tyre interesohen”, këshillon Ivajllo Spasov nga UNICEF-Bullgaria. “Pastaj vjen koha për njohuritë dhe aftësitë që grumbullohen në shkollë dhe në rrethin e miqve”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Pixabay, BNT


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD