Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dëshiron të aktivizojë bashkëpunimin me Izraelin

Zotërinjtë Borisov dhe Netanjahu
Foto: BTA

“Izraeli nuk është vetëm partner strategjik por para se gjithash mik i Bullgarisë”. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov në një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu. U diskutuan praktikat e mira të të dy shteteve në kushtet e pandemisë së Covid-19 dhe marrëdhëniet dypalëshe ekonomike. Sivjet Bullgaria dhe Izraeli shënojnë përvjetorin e 30-të nga rimëkëmbja e marrëdhënieve diplomatike.