Κëtë të shtunë, më 13 qershor, në malin Vitosha në afërsi të Sofjes do të zhvillohet ultramaratona e parë në Bullgari pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme – Run Around të Clock.
Starti është në orën 10.00 në fshatin Klladnica. Çdo një pjesëmarrës në garën e llojit “last man standing” duhet të vrapojë sa më shumë xhiro – çdo një prej tyre nja dy orë në një trase në formë rrethi të gjatë 11.5 km. Një nga çmimet është pjesëmarrja e tyre në Rum Around The Clock Ultra në Burgohondo të Spanjës.
Aktiviteti organizohet me mjete personale të vrapuesit Pirin Gallov, me përkrahjen e organizatorëve të një prej ultramaratonave më të mëdha në Bullgari - Tryavna Ultra - The Spirit of the Balkans, të cilët do të sigurojnë transmetimin e garës në kohë reale.Stilijana Nikollova fitoi medaljen e bronztë në finalen e topit dhe solli medaljen e parë për Bullgarinë nga Kampionati Botëror i Gjimnastikës Ritmike në Valencia. Medalistja e bronztë në kampionatin e gjithanshëm të planetit në Sofje në vitin..
Sportistja bullgare Ioana Georgieva kaloi në gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Botëror të Kanoe Kajak në Duisburg të Gjermanisë, i cili filloi të mërkurën dhe do të zgjasë deri më 27 gusht. Joana është kampione e botës në kajak 200 metra me një vend në..
Nga data 23 deri më 27 gusht në qytetin spanjoll të Valencias do të mbahet Kampionati Botëror i Gjimnastikës Ritmike. Bullgaria do të përfaqësohet nga Borjana Kalejn, Stilijana Nikollova, Eva Brezalieva dhe një ansambël i grave i përbërë nga Zhenina..