Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut

Foto: БГНЕС

Sivjet Dita e Dhurimit të Gjakut kalon me moton “Dhuro gjak, bëje botën një vend më të mirë për të jetuar”.

Afro 170 000 veta në Bullgari kanë dhuruar gjak gjatë vitit të kaluar. Mirëpo, që nga fillimi i vitit ka një ulje të madhe të numrit të dhuruesve të gjakut për shkak të pandemisë, vuri në dukje para BNR-së zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Kryqit të Kuq Bullgar dr. Nadezhda Todorovska.

Me aksionin “JI NJË PREJ NESH! DHURO GJAK – SHPËTO NJË JETË!” Akademia Ushtarake-Mjekësore gjithashtu shënon ditën botërore të dhuruesit vullnetar të gjakut. Në kuadrin e iniciativës pacientë të shëruar nga Covid-19 dhuruan gjak në përkrahje të mjekimit të pacientëve të tjerë të infektuar me koronavirus.