Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Libra nën karantinë

4
Foto: Sevdka Dykjanxhi

Shumë nga veprimet e përditshme pësuan ndryshim të detyruar për shkak të pandemisë së Covid-19. Në kushtet e kufizimeve, izolimit social dhe ndalimeve jo vetëm njerëzit, por edhe sendet u bënë objekt i kërkesave dhe normave speciale. Sipas rregullave të reja të  Ministrisë së Kulturës, librat në bibliotekat gjithashtu duhet të vihen “nën karantinë”. Pasi do të kthehen nga lexuesit ata duhet të qëndrojnë në izolim të paktën 72 orë, shkaku është aftësia e virusit të ngjitet mbi sipërfaqet ku mund të mbetet vital për një kohë të gjatë.


Ndryshe nga të gjitha bibliotekat publike, Biblioteka Kombëtare “Shenjtor Qirill dhe Metodij” nuk jep libra për shtëpinë, ata shfrytëzohen vetëm në sallat e leximit. Pasi rifilloi punën e vet me lexuesit më 19 maj ajo aplikoi masa të rrepta kundërepidemike. Për lexuesit ato fillojnë që nga hyrja, ku matet temperatura me termometra pa kontakt, dezinfektohen këpucët, duart dhe sigurohen doreza.


Masa të jashtëzakonshme ndërmerren edhe për librat. Ndër  ta janë izolim i librave për 72 orë, sterilizues special i lëvizshëm UV për gazetat dhe botimet periodike, trajtim me vajra eterike nga pema e çajit i fondeve të vlefshme arkivore. Në Bibliotekën Kombëtare u veçua edhe një vend special për “vënien” e librave nën karantinë. 

Mirëpo karantina e detyrueshme treditore është edhe problem. Për këtë masë edhe një lexues i njëjtë nuk mund të shfrytëzojë një libër dy ditë me radhë. Kjo u bë shkak që udhëheqja të kërkojë mënyrë më të shpejtë dhe më shpresëdhënëse për sterilizimin e librave. Që prej një jave në bibliotekë ka në makinë UV për dezinfektimin e librave. Aparati i ngjan një furrë me mikrovalë, shfrytëzon rrezet ultravjollce të cilat asgjësojnë virusin pa dëmtuar letrën. 

“Me ndihmën e aparatit të ri për 30 sekonda dezinfektohen 6 libra – shpjegon zëvendës drejtoresha Vanja Avramova. – Në këtë mënyrë shkurtojmë kohën për izolimin e librave, e cila duhet të jetë 72 orë sipas rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tani brenda një dite mund të japim një libër të njëjtë disa herë.”

Profesori Milen Kumanov nga Instituti i Historisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave është ndër lexuesit më të rregullt të bibliotekës Kombëtare “Shenjtor Qirill dhe Metodij”. “Kjo është shtëpia ime e dytë.Përnjë punëtor shkencor biblioteka është burimi më i çmueshëm i diturive” – thotë ai dhe vazhdon:


“Me rëndësi të madhe është që edhe në këtë situatë të tensionuar të vazhdojmë punën krijuese. Personeli i bibliotekës bënë çmos për të krijuar kushte për këtë. Jam i kënaqur nga masat që ndërmerren. Dezinfektohen vendet pas çdo lexuesi, të gjitha librat sterilizohen dhe ndërmerren të gjitha masat që të shuhet çfarëdolloj infektimi. Orët të cilat i kaloj në bibliotekë janë me rëndësi të madhe për mua. Vetëm atëherë ndjej se dita ime kaloi në mënyrë të plotëvlefshme.”


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD