Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndeshja e plejofit për “Euro 2020” Bullgari – Hungari do të luhet më 8 tetor

Foto: Reuters

Ndeshja e gjysmëfinales e plejofit për pjesëmarrje në finalet e kampionatit evropian të futbollit gjatë 2021-ës ndërmjet kombëtareve të Bullgarisë dhe Ukrainës do të luhet  më 8 tetor, njoftuan nga UEFA. Ndeshja do të jetë në Sofje.

Fillimisht ajo ishte parashikuar për datën 26 mars, por për shkak të pandemisë së koronavirustit ishte shtyrë. Po të arrijnë sukses, futbollistët bullgarë do të luajnë më 12 tetor kundër fituesve të ndeshjes Islandë-Rumani. Bullgaria do të jetë mikpritëse edhe e kësaj ndeshjeje eventuale.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Një start i suksesshëm për Viktoria Tomova në turneun e tenisit WTA 1000 në Pekin

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..

botuar më 24-09-25 11.52.PD

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD