Ndeshja e gjysmëfinales e plejofit për pjesëmarrje në finalet e kampionatit evropian të futbollit gjatë 2021-ës ndërmjet kombëtareve të Bullgarisë dhe Ukrainës do të luhet më 8 tetor, njoftuan nga UEFA. Ndeshja do të jetë në Sofje.
Fillimisht ajo ishte parashikuar për datën 26 mars, por për shkak të pandemisë së koronavirustit ishte shtyrë. Po të arrijnë sukses, futbollistët bullgarë do të luajnë më 12 tetor kundër fituesve të ndeshjes Islandë-Rumani. Bullgaria do të jetë mikpritëse edhe e kësaj ndeshjeje eventuale.
Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..
Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).
Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..