Njerëzit e lashtë kanë besuar se lindja e diellit simbolizon lindjen e njeriut, kurse perëndimi – vdekjen dhe kalimin në mbretërinë e të vdekurve. Stërgjyshërit tanë kanë ndërtuar observatorë të tyre astronomikë dhe objekte shkëmbore, ku e kanë pritur dhe e kanë dërguar diellin, duke drejtuar lutje ndaj perëndive.
Supozohet se Megaliti afër Buzovgradit është përdorur pikërisht për këtë. Por kush e ka krijuar këtë grumbull kolosal prej copash shkëmbore në buzë të hendekut? A është e mundur që këta shkëmbinj kolosalë të jenë fryt i natyrës, ose ata janë vepër e krahut të njeriut?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i gjeni në artikullin tone “Megaliti afër Buzovgradit, ose dera ndaj botës së përtejme”. Ju urojmë lexim të këndshëm!
Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar. Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye..
Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..
Sot fillon Kreshma e Madhe, më e gjata në kalendarin e Kishës Ortodokse. Javët e para dhe të fundit janë një agjërim i rreptë dhe përveç ushqimeve shtazore dhe qumështore, të cilat janë të përjashtuara gjatë gjithë periudhës së agjërimit, nuk..