Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetë bullgarë dhuruan fonde për shkollën e mesme në Shishtavec

Foto: 24-ore.com

Në ambientet e Ambasadës bullgare në Tiranë, ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, zoti Momçil Rajçevski i dorëzoi drejtorit të shkollës së mesme të bashkuar  në Shishtavec letrën me të cilën një grup deputetësh bullgarë dhurojnë fonde të mbledhura prej tyre në ndihmë te shkollës së mesme në Shishtavec, transmetoi 24-ore.com.

Drejtori i shkollës Talent Saferi  duke falënderuar për ndihmën deklaroi se “fondet do të përdoren për riparimin e anekseve sanitare të shkollës së mesme të bashkuar  në Shishtavec”.

“Bullgaria është atje, ku jetojnë bullgarë! Vëllezërit tanë nga Golloborda dhe Gora nuk janë harruar. Bullgaria mendon për ta!” – shkroi në profilin e vet në Facebook kryetari i grupit parlamentar për miqësi me Shqipërinë Krasimir Bogdanov. 

Mjetet e dhuruara mbrojtëse para nisjes nga SofjaAi publikoi dhe fotografi me kolegët e tij, me të cilët ka bërë dhurim dhe prej mjeteve mbrojtëse dhe dezinfektuesve për komunitetin bullgar në Prespën e Vogël të Shqipërisë. Ai falënderoi gjithashtu për solidaritetin e treguar nga deputetët në kohët e krizës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD