Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri, Ministri i Financave dhe shefja e Komisionit për Buxhetin janë dëgjuar në lidhje me procesin kundër afaristit Bozhkov

Afaristi Vasill Bozhkov
Foto: BGNES-arkiv

Kryeministri Bojko Borisov, Ministri i Financave Vlladisllav Gornaov dhe kryetarja e Komisionit për Buxhetin pranë Parlamentit Menda Stojanova janë dëgjuar si dëshmitarë në lidhje me hetimin kundër afaristit Vasill Bozhkov, bëri të ditur Prokuroria. Është konstatuar se UniCredit Bulbank nuk e ka informuar drejtorinë “Hetimi financiar” për shuma të mëdha që janë tërhequr nga banka. Në kuadrin e hetimit janë përgatitur kërkesa për ndihmë juridike, si dhe urdhëresa evropiane për hetime, të cilat u janë drejtuar vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian.

Aktualisht biznesmeni bullgar ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kundër tij janë ngritur 18 akuza.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Vëtev

Ministri i Bujqësisë u zëvendësua disa ditë pas marrjes së detyrës

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka propozuar që Kirill Vëtev të lirohet nga posti i ministrit të bujqësisë dhe ushqimit dhe në vend të tij të emërohet Georgi Tahov, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Në propozimin e tij..

botuar më 24-04-16 6.19.MD
 Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva: Nuk duhet humbur shansi për të hyrë në Eurozonë

Tatimi progresiv i të ardhurave lejon që burimet e një vendi të ndahen më me sukses me shoqërinë. Taksa e sheshtë prej 10 për qind luajti rolin e saj për të dalë në shesh të të ardhurave, por është koha për ta zëvendësuar atë, tha për BTA..

botuar më 24-04-16 12.41.MD

Presidenti uroi juristët për Ditën e Kushtetutës, 16 Prill

Në ditën e sotme me mirënjohje kujtojmë largpamësinë, mençurinë politike dhe ndjenjën e përgjegjësisë së pjesëmarrësve në Kuvendin Kushtetues, të cilët miratuan Kushtetutën e Tërnovës 145 vjet më parë në qytetin Tërnovo dhe vunë themelet e..

botuar më 24-04-16 12.17.MD