Me një vizion krejtësisht të ri Portali turistik i Varnës tregon bukuritë e kryeqytetit tonë detar me rubrika interesante, fotografi dhe video. Informacioni paraqitet në 6 gjuhë: bullgarisht, anglisht, rusisht, gjermanisht, frëngjisht dhe rumanisht. Ka rubrika të posaçme të cilat japin informacion për mënyrat e lëvizjes në dhe rreth qytetit, si dhe për mundësitë për sport.
Në “Itineraret turistike” ka të dhëna aktuale për xhirot e ardhshme në Varna me ciceronë, për itinerarin konkret dhe gjuhën përkatëse. Janë zhvilluar edhe modulet për krijimin e profileve të hoteleve, lokaleve, qendrave tregtare, dyqaneve, shërbimeve të transportit dhe të të gjitha veprimtarive të tjera që kanë të bëjnë me sektorin në fjalë.“Turizmi në Bullgari po zgjohet dhe shpejtësia e rimëkëmbjes së tij po rritet.” Këtë e deklaroi ministri i turizmit Ilin Dimitrov para BNR-së nga Berlini, ku merr pjesë në ekspozitën më të madhe dhe më prestigjioze ndërkombëtare të turizmit në botë,..
Udhëtimet e verës dhe gastronomisë po fitojnë popullaritet të madh në mbarë botën, duke përfshirë dhe në Bullgari. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, ky lloj udhëtimi po bëhet një faktor kyç në eksplorimin e plotë të një destinacioni të..
Madani, i njohur si një qytet minierash, e ka kthyer jetesën e popullsisë vendase në një atraksion turistik falë një muzeu. Pikërisht 40 vjet pas ndërprerjes së punës, miniera vendase zgjohet për një jetë të re duke kujtuar të kaluarën e..
Anija e parë e lundrimit në Danub për sezonin turistik u ankorua më 20 mars në portin e Vidinit. Vidin – qyteti evropian danubian me histori të pasur..