Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fqinjësia e mirë me Bullgarinë është e detyrueshme për negociatat e Shkupit me BE-në

| rinovuar më 20-07-05 11.54.PD
Ilhan Kyuchyuk
Foto: Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë

Marrëveshjet për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Greqinë janë një pjesë e rëndësishme e kornizës së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk.

Si një raportues i përhershëm për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian Kyuchyuk komentoi se në dallim të shumë zgjedhjeve të tjera deri tani në Maqedoninë e Veriut tema për Bullgarinë nuk është më e rëndësishmja në diskursin e tanishëm të politikës së brendshme.

Çështja kryesore në fushatën paraelektorale është nëse shteti të kthehet 3 vjet prapa, ose nëse BE-ja është e ardhmja.

Në qoftë se Shkupi vazhdon në rrugëtimin e BE-së duhet të mirëmbahen edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, komentoi Ilhan Kyuchyuk.

Më shumë nga rubrika

Ilijana Jotova dhe Zef Mazi duke shqyrtuar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Ilijana Jotova dhe Zef Mazi diskutuan përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së

Përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së u diskutua në Sofje nga Nënpresidentja Ilijana Jotova dhe kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi. Vizita e Mazit është pjesë e turneut të tij në kryeqytetet e vendeve anëtare, ku ai..

botuar më 21-05-31 6.05.MD

Bullgaria votoi kundër rezolutës së OKB-së për Gazën

Bullgaria votoi kundër rezolutës së OKB-së të miratuar javën e kaluar për hetim ndërkombëtar të shkeljeve të lidhura me dhunën e fundit në Rripin e Gazës, si dhe për abuzimet "sistemike" në territoret palestineze dhe në Izrael, njoftoi BGNES...

botuar më 21-05-31 5.39.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Maqedonia e Veriut pret në qershor vendim për negociatat me BE Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha, se argumentet e BE janë në mbështetje të Shkupit, ndërsa ekzistenca e qeverisë së përkohshme në Bullgari sugjeron se..

botuar më 21-05-28 1.24.MD