Marrëveshjet për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Greqinë janë një pjesë e rëndësishme e kornizës së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk.
Si një raportues i përhershëm për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian Kyuchyuk komentoi se në dallim të shumë zgjedhjeve të tjera deri tani në Maqedoninë e Veriut tema për Bullgarinë nuk është më e rëndësishmja në diskursin e tanishëm të politikës së brendshme.
Çështja kryesore në fushatën paraelektorale është nëse shteti të kthehet 3 vjet prapa, ose nëse BE-ja është e ardhmja.
Në qoftë se Shkupi vazhdon në rrugëtimin e BE-së duhet të mirëmbahen edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, komentoi Ilhan Kyuchyuk.