Marrëveshjet për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Greqinë janë një pjesë e rëndësishme e kornizës së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk.
Si një raportues i përhershëm për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian Kyuchyuk komentoi se në dallim të shumë zgjedhjeve të tjera deri tani në Maqedoninë e Veriut tema për Bullgarinë nuk është më e rëndësishmja në diskursin e tanishëm të politikës së brendshme.
Çështja kryesore në fushatën paraelektorale është nëse shteti të kthehet 3 vjet prapa, ose nëse BE-ja është e ardhmja.
Në qoftë se Shkupi vazhdon në rrugëtimin e BE-së duhet të mirëmbahen edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, komentoi Ilhan Kyuchyuk.Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..
37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..
Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..