Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjendja e jashtëzakonshme epidemike mbetet deri në fund të korrikut

Foto: EPA/BGNES

Gjendja e jashtëzakonshme epidemike vazhdon deri në fund të korrikut, bëri të ditur Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev në një brifing të jashtëzakonshëm të Shtabit Operativ kombëtar për kundërvënien e koronavirusit. Po forcohet kontrolli i respektimit të masave kundër epidemisë.

Nuk rekomandohet të zhvillohen evente me pjesëmarrjen e shumë njerëzve, sepse pas ngjarjeve të tilla vëzhgohet shpërndarje në masë të koronavirusit.

Po përgatitet lista e shteteve nga BE-ja dhe shteteve të treta, nga të cilat shtetasit do të mund të hyjnë në territorin e Bullgarisë pa ose me karantinë.  

Një ekip bullgar është shumë afër krijimit të medikamentit kundër Covid-19. Nga Shtabi informuan se testimet klinike të ilaçit kanë filluar gjatë majit dhe emri i tij është “Ivermektin”. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD