Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 121-të

Foto: iStock/Getty Images

Bullgaria mbetet në gjendje të jashtëzakonshme epidemike deri në fund të korrikut

Afati i gjendjes së jashtëzakonshme epidemike vazhdon deri në fund të korrikut, bëri të ditur Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev në një brifing të jashtëzakonshëm të Shtabit Operativ kombëtar për kundërvënien e koronavirusit. Po forcohet kontrolli i respektimit të masave kundër epidemisë dhe inspektoratet rajonale të shëndetësisë do të kenë të drejtën të aktualizojnë dhe të përforcojnë masat parandaluese, po të ketë nevojë. Ende nuk është marrë vendimi përfundimtar, por pritet se ndeshjet e futbollit do të mbeten pa publik, pasi ishin konfirmuar 25 të infektuar me Covid-19 në skuadrën “Çerno More” dhe 4 në skuadrën “Carsko Sello”. Pritet dhe aktualizimi i listës së shteteve nga BE-ja dhe shteteve të treta, ku do të  sqarohet cilët shtetas do të mbeten nën karantinë pas hyrjes në territorin tonë.  

Më pak janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari

63 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari me 923 teste PCR për 24 orët e fundit, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Numri i përgjithshëm i të regjistruarve me koronavirus në vend shkoi në 5 740 veta. Numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë u bë 246. Për 24 orët e fundit u shëruan 17 veta, dhe me ta numri i të shëruarve u bë 2915.     

Testimi negativ PCR nuk heq karantinën

Karantina fillon nga dita e kontaktit të fundit me të konfirmuarin me  Covid-19 dhe afati lidhet me periudhën e inkubacionit. Ky është qëndrimi i Qendrës Evropiane të Kontrollit të Sëmundjeve, tha para Radios Kombëtare Bullgare avokatja, e cila është specialiste në fushën  të drejtave në shëndetësi Marija Sharkova. Në se ka test të dytë pozitiv sipas metodës PCR, fillon një karantinë e re 14-ditore. Urdhëresa për karantinën mund të apelohet para gjyqit por afati për shqyrtimin e apelit gjithashtu është 14 ditë.

Të rinjtë sëmuren sepse nuk respektojnë masat kundër Covid-19

Një anketim evropian tregon, se njerëzit nuk besojnë se koronavirusi është aq ngjitës dhe nuk janë të prirë të respektojnë masat kufizuese, tha para Televizionit Kombëtar Bullgar drejtori i Spitalit “Pirogov” profesor doktor Asen Balltov. Të rinjtë sëmuren më shumë sepse nuk respektojnë masat, ndërsa të moshuarit me probleme kronike e kanë të qartë rrezikun dhe prandaj mbajnë masaka, dezinfektohen, respektojnë distancën, theksoi doktori.

Në Bullgari qarkullojnë 4 nga mutacionet kryesore të Covid-19

Më se 7 janë linjat gjenetike të Covid-19 të cilat qarkullojnë në botë. Në Bullgari më e përhapur është ajo kryesore për Evropën dhe për SHBA-në. Këtë e tha para Televizionit Kombëtar Bullgar prof. asoc. Ivan Ivnov, udhëheqës i Laboratorit Kombëtar të Referencës për Rezistencën Antimikrobe. Virusologu docent Ivajllo Aleksiev citoi një studim sipas të cilit disa lloje të koronavirusit krijojnë imunitet, ndërsa të tjerë – jo. Sipas tij qarkullimi i mutacioneve të ndryshme nuk do të ndryshohet çdo vit.

Një ilaç bullgar jep rezultate të mira kundër Covid-19

Medikamenti kundër parazitëve “Ivermektin” mund të dalë se është efektiv në shërimin e pacientëve me koronavirus. Që në muajin maj në Bullgari ka filluar testimi i ilaçit nga një ekip bullgar. 30 janë pacientët që e kanë përdorur këtë medikament në 9 spitale. Testimet janë filluar pasi mjekët bullgarë kanë marrë informacion nga kolegët e tyre australianë gjatë prillit dhe pas testimeve klinike të kryera mbi pacientë në Spanjë, Brazil dhe SHBA. Drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Medikamentet Bogdan Kirillov shpjegoi se preparati përdoret prej dhjetëra vjetësh për infeksione të ndryshme dhe prandaj disponojmë me të dhëna të mjaftueshme për sigurinë e përdorimit të tij.

Rënie ekonomike gjatë prillit për shkak të krizës

Indeksi i prodhimit industrial, qarkullimi në tregtinë me pakicë dhe vlera e eksportit shënojnë rrënie të konsiderueshme gjatë prillit në krahasim me të njëjtin muaji të 2019-ës. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Prilli ishte muaji i parë, të cilin e kaluam tërësisht nën karantinë dhe kështu shpjegohet rënia e xhirosë tregtare pothuaj 20%. Tek indeksi i prodhimit industrial ulja është 15,7%, kurse saldoja tregtare është pozitive me vlerë 120 mln. euro dhe deficit prej 222 mln. euro për prillin e vitit të kaluar. Tkurrja e eksportit është 18%.

Riorganizimi i punës në kufij me qëllimin lehtësimin e kalimit të automjeteve të rënda

Këtë e diskutuan në takim me Ministrin e transportit Rosen Zheljazkov përfaqësuesit e sektorit të transportit – një degë e ekonomisë bullgare e prekur seriozisht nga epidemia e koronavirusit. Shqetësimet e sektorit janë lidhur me kolonat e gjata të automjeteve, të cilat formohen në kufijtë bullgare. Ishte arritur mirëkuptim për këtë se institucionet përgjegjëse duhet të riorganizojnë dhe të optimizojnë kontrollimet në të gjitha pikëkalimet të lidhura me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe me pagimin e taksave rrugore.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi i lajmeve




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD
Rosen Zheljazkov

Deputetët shkarkuan Rosen Zheljazkov nga posti i Kryetarit të Kuvendit Popullor

Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..

botuar më 24-04-25 12.09.MD