Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB: Përgjegjësinë politike për përplasjet e mban Presidenti

Foto: BGNES

Partia qeverisëse GERB shpalli se Presidenti Rumen Radev e mban përgjegjësinë për përplaset poshtë dritareve të pushtetit, në kohën e të cilave ishin lënduar tre policë dhe 20 demonstrues ishin arrestuar.

“Përgjegjësinë politike për përplasjet e djeshme dhe për veprimet vandale e mban Presidenti Rumen Radev” deklaruan përfaqësuesit e GERB-it në një brifing të jashtëzakonshëm.

Deputeti Toma Bikov hodhi poshtë pohimet se përkrahësit e GERB-it, të cilët organizuan kundërprotestën në përkrahje të qeverisë, ishin detyruar të vijnë në Sofje nga strukturat rajonale të partisë.  

Ai tha gjithashtu se provokatorët ndër protestuesit kanë qenë paguar nga afaristi Vasill Bozhkov, i cili ndodhet në Dubai dhe refuzon të kthehet në Bullgari për shkak të hetimeve dhe akuzave të Prokurorisë kundër tij. “Nuk do të lejojmë luftë civile, pavarësisht se mund të kemi shansin për ta fituar atë”, tha në përfundim Zv. Kryeministri Tomisllav Donçev. 


Më shumë nga rubrika

Bashkatdhetarët tanë jashtë vendit gjithnjë e më pak po mbështesin financiarisht të afërmit e tyre në Bullgari

Paratë që emigrantët bullgarë dërgojnë nga jashtë për familjet e tyre në Bullgari janë ulur gati pesë herë për periudhën janar-prill 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020. Sipas Bankës Popullore Bullgare prillin e kaluar bullgarët..

botuar më 21-06-18 3.13.MD

Një ndryshim në tarifat e vizave po diskutohet

Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev propozon të rritet nga 60 në 80 euro tarifa që paguajnë shtetasit e vendeve jashtë BE qër të marrë një vizë qëndrimi të shkurtër në Bullgari. Propozimet janë botuar për konsultim publik në faqen e internetit të..

botuar më 21-06-18 1.47.MD

KQZ do të shtypë edhe fleta të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Pavarësisht nga votimi në makinë, Komisioni Qendror Zgjedhor - KQZ hapi një procedurë për një prokurim publik për shtypjen e fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut. Kjo do të bëhet me negociata pa njoftim paraprak. Procedura..

botuar më 21-06-18 12.37.MD