Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB: Përgjegjësinë politike për përplasjet e mban Presidenti

Foto: BGNES

Partia qeverisëse GERB shpalli se Presidenti Rumen Radev e mban përgjegjësinë për përplaset poshtë dritareve të pushtetit, në kohën e të cilave ishin lënduar tre policë dhe 20 demonstrues ishin arrestuar.

“Përgjegjësinë politike për përplasjet e djeshme dhe për veprimet vandale e mban Presidenti Rumen Radev” deklaruan përfaqësuesit e GERB-it në një brifing të jashtëzakonshëm.

Deputeti Toma Bikov hodhi poshtë pohimet se përkrahësit e GERB-it, të cilët organizuan kundërprotestën në përkrahje të qeverisë, ishin detyruar të vijnë në Sofje nga strukturat rajonale të partisë.  

Ai tha gjithashtu se provokatorët ndër protestuesit kanë qenë paguar nga afaristi Vasill Bozhkov, i cili ndodhet në Dubai dhe refuzon të kthehet në Bullgari për shkak të hetimeve dhe akuzave të Prokurorisë kundër tij. “Nuk do të lejojmë luftë civile, pavarësisht se mund të kemi shansin për ta fituar atë”, tha në përfundim Zv. Kryeministri Tomisllav Donçev. 


Më shumë nga rubrika

Pllamen Nikollov është kandidati për kryeministër i ITN

Presidenti Rumen Radev dorëzoi një mandat për të formuar një qeveri partisë më të madhe parlamentare “Ka një popull të tillë” - ITN. Kandidati për kryeministër i partisë është doktori i filozofisë së drejtësisë, politikës dhe ekonomisë Pllamen..

botuar më 21-07-30 5.32.MD

3 ditë pushim për mësuesit e vaksinuar kundër Covid-19

Mësuesit në Sofje të cilët janë të vaksinuar kundër Covid-19 mund të marrin një pushim vjetor të paguar shtesë prej tre ditësh, njoftoi Konfederata e Sindikatave të Pavarura. Kjo parashikohet në një shtojcë të marrëveshjes kolektive të punës të..

botuar më 21-07-30 4.53.MD
Nënkolonel Valentin Terziev

Kutia e zezë e aeroplanit të rënë MiG-29 është ende në Bullgari

Kutia e zezë e aeroplanit MiG-29 që u rrëzua në Detin e Zi më 9 qershor të këtij viti është ende në Bullgari. Kjo u konfirmua nga Zëvendës Shefi i Mbrojtjes, Gjeneral Toger Canko Stojkov. Ai i quajti “të parashikueshme” afatet e Ministrisë së Mbrojtjes..

botuar më 21-07-30 3.07.MD