Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB: Përgjegjësinë politike për përplasjet e mban Presidenti

Foto: BGNES

Partia qeverisëse GERB shpalli se Presidenti Rumen Radev e mban përgjegjësinë për përplaset poshtë dritareve të pushtetit, në kohën e të cilave ishin lënduar tre policë dhe 20 demonstrues ishin arrestuar.

“Përgjegjësinë politike për përplasjet e djeshme dhe për veprimet vandale e mban Presidenti Rumen Radev” deklaruan përfaqësuesit e GERB-it në një brifing të jashtëzakonshëm.

Deputeti Toma Bikov hodhi poshtë pohimet se përkrahësit e GERB-it, të cilët organizuan kundërprotestën në përkrahje të qeverisë, ishin detyruar të vijnë në Sofje nga strukturat rajonale të partisë.  

Ai tha gjithashtu se provokatorët ndër protestuesit kanë qenë paguar nga afaristi Vasill Bozhkov, i cili ndodhet në Dubai dhe refuzon të kthehet në Bullgari për shkak të hetimeve dhe akuzave të Prokurorisë kundër tij. “Nuk do të lejojmë luftë civile, pavarësisht se mund të kemi shansin për ta fituar atë”, tha në përfundim Zv. Kryeministri Tomisllav Donçev. 


Më shumë nga rubrika

Rumen Radev: Bullgaria është mbështetësi më i fortë i zgjerimit të BE-së

Tema e Ballkanit Perëndimor u prek në një takim në Salzburg midis Presidentit Rumen Radev dhe homologut të tij austriak Alexander Van der Belen. "Bullgaria është mbështetësi më i fortë i zgjerimit të BE, por ajo nuk mund të lejojë shkeljen e të..

botuar më 21-07-26 6.35.MD
Radostin Vasilev

ITN: Deri në fund të javës mund të ketë qeveri të re

Ka të ngjarë që deri në fund të javës të jetë gati përbërja e qeverisë së re e përgatitur nga "Ka një popull të tillë" (ITN). Këtë prognozë e bëri para gazetarëve deputeti nga partia e showmanit Sllavi Trifonov Radostin Vasilev. Më herët sot, u..

botuar më 21-07-26 5.16.MD

Ura e Djallit do të aplikojë për listën e UNESKO-s

Bashkia Ardino, Rrethi Kërxhali, do të aplikojë në UNESKO për përfshirjen e Urës emblematike të Djallit /Djavollskijat Most/ në listën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore. Pajisja prej guri është ndërtuar në shekullin e 14-të dhe është..

botuar më 21-07-26 4.52.MD