Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB: Përgjegjësinë politike për përplasjet e mban Presidenti

Foto: BGNES

Partia qeverisëse GERB shpalli se Presidenti Rumen Radev e mban përgjegjësinë për përplaset poshtë dritareve të pushtetit, në kohën e të cilave ishin lënduar tre policë dhe 20 demonstrues ishin arrestuar.

“Përgjegjësinë politike për përplasjet e djeshme dhe për veprimet vandale e mban Presidenti Rumen Radev” deklaruan përfaqësuesit e GERB-it në një brifing të jashtëzakonshëm.

Deputeti Toma Bikov hodhi poshtë pohimet se përkrahësit e GERB-it, të cilët organizuan kundërprotestën në përkrahje të qeverisë, ishin detyruar të vijnë në Sofje nga strukturat rajonale të partisë.  

Ai tha gjithashtu se provokatorët ndër protestuesit kanë qenë paguar nga afaristi Vasill Bozhkov, i cili ndodhet në Dubai dhe refuzon të kthehet në Bullgari për shkak të hetimeve dhe akuzave të Prokurorisë kundër tij. “Nuk do të lejojmë luftë civile, pavarësisht se mund të kemi shansin për ta fituar atë”, tha në përfundim Zv. Kryeministri Tomisllav Donçev. 


Më shumë nga rubrika

Rënie normale e të infektuarve dhe të vaksinuarve të hënën

57 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 0.65 për qind e 8650 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Rastet e konfirmuara të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë janë..

botuar më 21-07-26 9.05.PD

Bullgaria është lidere e BE-së për nga numri i grave në sektorin IT

Numri i specialistëve në sektorin bullgar të teknologjive të informacionit dhe komunikimit u rrit në vitin e krizës 2020 me 2.1 mijë veta, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë fushë u rrit në 103.3..

botuar më 21-07-24 10.05.PD

Bukuritë e botës nënujore paraqiten në një ekspozitë në Varna

Një ekspozitë në të hapur me fotografi nënujore mund të shihet deri në fund të gushtit në lagjen krijuese “Talijana” të qytetit bregdetar Varna. “Qëllimi ynë është të paraqesim bukurinë e botës nënujore të Detit të Zi dhe oqeanit botëror”, tha..

botuar më 21-07-24 9.05.PD