Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB: Përgjegjësinë politike për përplasjet e mban Presidenti

Foto: BGNES

Partia qeverisëse GERB shpalli se Presidenti Rumen Radev e mban përgjegjësinë për përplaset poshtë dritareve të pushtetit, në kohën e të cilave ishin lënduar tre policë dhe 20 demonstrues ishin arrestuar.

“Përgjegjësinë politike për përplasjet e djeshme dhe për veprimet vandale e mban Presidenti Rumen Radev” deklaruan përfaqësuesit e GERB-it në një brifing të jashtëzakonshëm.

Deputeti Toma Bikov hodhi poshtë pohimet se përkrahësit e GERB-it, të cilët organizuan kundërprotestën në përkrahje të qeverisë, ishin detyruar të vijnë në Sofje nga strukturat rajonale të partisë.  

Ai tha gjithashtu se provokatorët ndër protestuesit kanë qenë paguar nga afaristi Vasill Bozhkov, i cili ndodhet në Dubai dhe refuzon të kthehet në Bullgari për shkak të hetimeve dhe akuzave të Prokurorisë kundër tij. “Nuk do të lejojmë luftë civile, pavarësisht se mund të kemi shansin për ta fituar atë”, tha në përfundim Zv. Kryeministri Tomisllav Donçev. 


Më shumë nga rubrika

Krum Zarkov

ITN dhe socialistët janë unanim mbi reformën në drejtësi

“Ka një popull të tillë” (ITN) dhe “BSP për Bullgarinë” kanë një përkim të plotë të programeve të tyre në fushën e reformës gjyqësore. Kjo u konstatua në një takim midis dy formacioneve, pjesë e një serie bisedimesh në parlament që kërkojnë..

botuar më 21-07-29 6.43.MD
Kirill Petkov

Deljan Peevski nuk ka marrë hua nga Banka Bullgare e Zhvillimit si person fizik

Banka Bullgare e Zhvillimit po analizon lidhjet ekonomike në kreditë e dhëna prej saj për shkak të sanksionit të Deljan Peevski nën aktin global “Magnitski”. Kjo u njoftua nga Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov gjatë një seance në Parlament. Kur u..

botuar më 21-07-29 6.23.MD

Qeveria miratoi azhurnimin e buxhetit

Qeveria e përkohshme miratoi projektin për azhurnimin e buxhetit të shtetit dhe buxhetet e Sigurimeve Shoqërore Shtetërore dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në fillim të javës, versioni i ri i ligjeve kryesore financiare u mbështet gjithashtu..

botuar më 21-07-29 5.32.MD