Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 126-të

Foto: BGNES

Përsëri numër i lartë i të infektuarve me Covid-19

292 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Testimet e bëra sipas metodës PCR janë 4540, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Më shumë njerëz pozitivë me Covid-19 ka në qytetin e Sofjes – 98, pastaj janë ata  në Plovdiv – 43 dhe në Bllagoevgrad – 19, Varnë – 18. Pleven dhe Dobriç – nga 15, Burgas, Pazarxhik dhe Kjustendill – nga 11. 79 janë të shëruarit për të njëjtin hark kohor, kurse 5 veta humbën jetën. Kështu numri i të shëruarve shkoi më 3308 veta, kurse viktimat e virusit – 267. Që nga fillimi i epidemisë të konfirmuarit me koronavirus janë 6964, 3389 prej të cilëve janë rastet aktive.  516 pacientë po ndodhen në spital, 32 prej tyre janë në reparte të mjekimit intensiv. Profesionistët e mjekësisë të prekur nga Covid-19 janë 504. Vetëm për 24 orët e fundit numri i tyre është 14 – pesë mjekë, pesë infermiere, një pastrues dhe 3 veta të personelit të tjerë spitalor.

Afro 230 mijë janë të infektuarit në botë për 24 orë

228 299 veta në botë janë të konfirmuarit me koronavirus për 14 orët e fundit, kurse  5445 kanë humbur jetën, tregojnë të dhënat e Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve. Në Amerikë rastet e reja janë rreth 140 mijë, në Azi 55 mijë, në Afrikë 19 mijë, në Evropë – 15 mijë dhe në Okeania -  176.

Pesë vendet me më shumë të infektuar janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës - 63 004, Brazili - 42 619, India - 26 506, Afrika Jugore  - 13 674 dhe Meksika - 7280. Për të njëjtin hark kohor më shumë janë viktimat e virusit në Amerikë - 3 670, Azi - 1 099, Evropë - 450 dhe Afrikë - 226.

Pesë vendet me më shumë raste të vdekjes janë Brazili - 1220, SHBA-ja - 982, Meksika - 730, India - 475 dhe Irani - 221.

Në Evropë pesë shtetet me më shumë të infektuar janë Rusia - 707 301, Mbretëria e Bashkuar - 287 621, Spanja - 253 056, Italia - 242 363 dhe Gjermania - 198 178.

Që nga fillimi i pandemisë në Turqi janë konfirmuar rastet më të shumta në Ballkan - 209 962, 5 300 prej të cilëve përfunduan me vdekjen e pacientëve. Në vend të dytë në Ballkan është Serbia me 17 342 të infektuar dhe 352 të vdekur. Pastaj vjen Maqedonia e Veriut me 7 567 të ngjitur dhe 361 të vdekur.

Lajmet për Covid-19 sot mbetën në vend të dytë pas shfaqjeve të pakënaqësisë së qytetarëve dhe demonstratave “pro” ose “kundër” qeverisë apo presidentit. Lajmet më të rëndësishme mbi këto tema mund të gjeni në seksionin e lajmeve.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD
Vasill Bozhkov

Hyri në gjykatë procesi ndaj ish-bosit të lojërave të fatit Vasill Bozhkov

Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9 personave të tjerë, përfshirë zyrtarë të Komisionit të Mbyllur Shtetëror të Lojërave të Fatit, për një..

botuar më 24-04-23 2.42.MD