Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Specialistë të bullgarishtes nga Evropa dhe Azia mblidhen në Veliko Tërnovo

Universiteti "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" në Veliko Tërnovo
Foto: veliko-tarnovo.net

Përfaqësues të nëntë shteteve do të marrin pjesë në Seminarin veror të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos. Takimi tradicional shkencor do të zhvillohet për herë të 43-të. 

30 pjesëmarrës do të përsosin njohuritë e tyre gjuhësore dhe do të dëgjojnë ligjërata të historisë, letërsisë, kulturës dhe kinemasë. Si zakonisht ata do të njihen me vallet tradicionale bullgare dhe me kuzinën tonë popullore. Për ta organizatorët kanë përgatitur ekskursione në kompleksin arkitekturor “Etara”, në Oreshaka dhe në bregdet. 

Seminari veror do të hapet më 13 korrik dhe do të vazhdojë tri javë. 


Më shumë nga rubrika

Studentët e komunitetit shqiptar të diasporës në Bullgari me mundësi për bursa studimi në Shqipëri

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari informon se me vendim të Qeverisë shqiptare jepen 2 bursa studimi për 2 studentë bullgarë, shtetas bullgarë, me origjinë shqiptare për vitin akademik 2020-2021. Bursa e studimit përfshin mbulim..

botuar më 20-09-23 8.37.PD

Me Bullgarinë në zemër edhe bullgarët jashtë shënojnë Ditën e Pavarësisë

Data 22 shtator 1908 është shkruar me shkronja të arta në historinë tonë të re. Kjo është Dita e Pavarësisë së Bullgarisë, e shpallur solemnisht në kishën “40 martirët e Shenjtë” në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo. Kjo ditë nuk përmendet në këngët..

botuar më 20-09-22 7.10.PD

Për shkak të emigracionit dhe vdekshmërisë çdo vit vendi ynë humb mbi 50 000 bullgarë

Instituti Kombëtar i Statistikave pret që rezultatet e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë të tregojnë se çdo vit vendi ynë humb rreth 50 000 – 60 000 bullgarë. Regjistrimi i ri i popullsisë fillon më 22 janar 2021 . Sipas statiskave të..

botuar më 20-09-21 5.26.MD