Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Specialistë të bullgarishtes nga Evropa dhe Azia mblidhen në Veliko Tërnovo

Universiteti "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" në Veliko Tërnovo
Foto: veliko-tarnovo.net

Përfaqësues të nëntë shteteve do të marrin pjesë në Seminarin veror të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos. Takimi tradicional shkencor do të zhvillohet për herë të 43-të. 

30 pjesëmarrës do të përsosin njohuritë e tyre gjuhësore dhe do të dëgjojnë ligjërata të historisë, letërsisë, kulturës dhe kinemasë. Si zakonisht ata do të njihen me vallet tradicionale bullgare dhe me kuzinën tonë popullore. Për ta organizatorët kanë përgatitur ekskursione në kompleksin arkitekturor “Etara”, në Oreshaka dhe në bregdet. 

Seminari veror do të hapet më 13 korrik dhe do të vazhdojë tri javë. 


Më shumë nga rubrika

Bashkimi Evropian i drejtoi Bullgarisë pyetje në lidhje me marrjen e nënshtetësisë kundrejt investimeve

Në një letër dërguar Bullgarisë Komisioni Evropian shprehu shqetësime ndaj regjimit të dhënies së nënshtetësisë kundrejt investimeve. Brukseli kërkon nga Sofja hollësi suplementare për këtë praktike. Qeveria bullgare disponon një muaj..

botuar më 20-10-20 3.45.MD

Një Qendër Logjistike Kombëtare do të koordinojë luftimin e Covid-19

Që nga java e ardhshme në Bullgari nis punë Qendra Logjistike Kombëtare. Detyra e saj do të jetë të përmirësohet komunikimi midis hallkave të ndryshme shëndetësore dhe kujdesi mjekësor për pacientët me koronavirus. Qendra do të punojë 24 orë..

botuar më 20-10-20 12.16.MD

Vjeshta me mjegull dhe me shi kërkon një vëmendje të shtuar në rrugët në vendin tonë

Bullgaria zë një ndër vendet e para në Evropë në statistikën e mjeruar për shoferë të automobilave dhe udhëtarë të vrarë dhe të plagosur. Ka shumë seksione rrugore problematike në Bullgari, të cilat fshehin rrezik dhe pavarësisht se dihen shkaqet për..

botuar më 20-10-20 7.05.PD