Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Specialistë të bullgarishtes nga Evropa dhe Azia mblidhen në Veliko Tërnovo

Universiteti "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" në Veliko Tërnovo
Foto: veliko-tarnovo.net

Përfaqësues të nëntë shteteve do të marrin pjesë në Seminarin veror të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos. Takimi tradicional shkencor do të zhvillohet për herë të 43-të. 

30 pjesëmarrës do të përsosin njohuritë e tyre gjuhësore dhe do të dëgjojnë ligjërata të historisë, letërsisë, kulturës dhe kinemasë. Si zakonisht ata do të njihen me vallet tradicionale bullgare dhe me kuzinën tonë popullore. Për ta organizatorët kanë përgatitur ekskursione në kompleksin arkitekturor “Etara”, në Oreshaka dhe në bregdet. 

Seminari veror do të hapet më 13 korrik dhe do të vazhdojë tri javë.