Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontrollohen sinjalet për dhunë policore kundër protestuesve

Foto: BGNES

MPB-ja kontrollon informacionet për përdorimin e dhunës fizike kundër protestuesve para Këshillit të Ministrave në Sofje. Sinjalet janë me rastin e tensionit të rritur mes policëve dhe demonstruesve, kur u kapën dhe u rrahën dy të rinj.

“Po zhvillohen kontrollime, të cilat kanë qëllim të zbulojnë të vërtetën”, bëri të ditur drejtori i Drejtorisë së Kryeqytetit për Punët e Brendshme Goergi Haxhiev. Sipas fjalëve të tij konstatimi i fakteve do të mbarojë në kuadrin e një muaji, ndërsa në rast shkeljesh të konstatuara nga ana e policëve do të kërkohet përgjegjësi.