Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita 129

Foto: Picabay

Nën 5% prej PCR testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit janë pozitive

Nga gjithsej 3341 PCR teste të bëra në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit 159 kanë rezultuar pozitive me Covid-19, ose 4.76%. Kështu numri total i të infektuarve në vend arriti 7 411 veta, 3 618 prej të cilëve janë me simptoma të shfaqura. Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 73, në Plovdiv – 19 dhe në Dobriç – 12, tregojnë të dhënat e fundit të Portalit Unik Informativ. 529 pacientë me koronavirus janë në spital, 29 prej të cilëve janë vendosur në reparte intensive. Brenda harkut kohor 24 orësh në vend kanë vdekur 8 veta me koronavirus, ndërsa të shëruarit janë 198. 

Me 96 000 janë rritur të papunët për shkak të Covid-19

Të papunët e porsaregjistruar tejkaluan 218 000 veta për periudhën nga 3 shkurti deri në 12 korrik. Këtë e tregojnë të dhënat më aktuale të Institutit Kombëtar të Statistikave dhe të Agjencisë së Punësimit pas zhvillimit të monitorimit të posaçëm mbi tregun e punës për shkak të krizës së Covid-19. Gjatë periudhës së njëjtë të papunët e regjistruar në zyrat e punësimit që janë emëruar në punë janë afro 122 000 veta. 

Austria ndaloi fluturimet e udhëtarëve nga Bullgaria nga 15 deri në 31 korrik

Autoritetet austriake ndaluan nga 15 deri në 31 korrik fluturimet e udhëtarëve nga Bullgaria dhe nga vende të tjera, kryesisht ballkanike, për shkak të përhapjes së Covid-19. Urdhëresa nuk u përket fluturimeve për transportim mallrash, për riatdhesim, aviacionit sanitar dhe fluturimeve të lidhura me interesat shtetërore të Austrisë.

Bullgarët janë më të prekur nga kriza Covid-19 se sa evropianët

Bullgarët e përjetojnë krizën me Covid-19 më rëndë se sa evropianët. 41 për qind në Bullgari e humbën të ardhurat, ndërsa në Evropë 28 për qind. 74 për qind e bullgarëve dëshirojnë që BE-ja të ketë më shumë autorizime për përballimin e pandemisë, tregon një anketimi i Kantar porositur nga Parlamenti Evropian. 52 për qind nga të anketuarit mendojnë se pjesa e madhe e buxhetit të BE-së duhet të ndahet për shëndetësinë, ndërsa 50 për qind – për rimëkëmbjen e biznesit nga kriza.

Bullgarët jashtë shtetit mund të aplikojnë në universitetet bullgare online

Ministria e Arsimit siguroi një platformë për aplikimin online në universitetet shtetërore bullgare. Ajo është e dobishme për bullgarët nga jashtë dhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë dëshirë ta vazhdojnë arsimin e tyre në Bullgari. Për shkak të Covid-19 sivjet nuk do të zhvillohet provimi tradicional – testi i gjuhës bullgare, letërsisë dhe historisë, me të cilin aplikohet në kuadrin e rregullores për arsimin e bullgarëve jashtë shtetit dhe të shtetasve nga Maqedonia e Veriut. Platforma është publikuar në sajtin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në rubrikën “Për bullgarët jashtë”, fushata 2020/2021.

Certifikata për Covid-19 nuk ndalon testimin e turistëve drejt Greqisë

Nga 14 korriku autoritetet greke rivendosën sistemin e aplikimit të deklaratave për turistët që dëshirojnë të hyjnë në vend. Nga 15 korriku dokumenti duhet të shoqërohet me test negativ për Covid-19. Do të verifikohet origjinaliteti i testit i cili duhet të jetë i përkthyer në gjuhën angleze. Kjo nuk heq të drejtën e autoriteteve greke të zgjedhin se kush të testojnë. Përmes pikës kufitare Kullata - Promahon hyjnë turistë nga mbarë Evropa dhe në varësi nga vendi ku qëndruan javët e fundit caktohet se kush do të testohet për koronavirus.

MPJ informon për mundësitë për udhëtim në kushtet e Covid-19

Në sajtin e Ministrisë së Jashtme ka një hartë interaktive e cila informon për regjimin e kalimit dhe për mundësitë për hyrje në shtetet në kushtet e pandemisë Covid-19. Qasje me këtë hartë sigurohet në faqen kryesore në sustën e kuqe “Koronavirus – si të udhëtojmë”. Harta gjendet në: <https://www.mfa.bg/bg/covid19map>.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Qeveria do të ndjekë me përpikëri ligjin për të siguruar zgjedhje të ndershme

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdeikov diskutuan për përgatitjet për zgjedhjet për Kuvendin Popullor dhe për deputetë evropianë të 9 qershorit 2024. Gllavçev..

botuar më 24-04-23 11.58.PD

Parlamenti i fundit vendosi një rekord 12-vjeçar për ndryshimet legjislative

Për periudhën korrik - dhjetor 2023, Kuvendi miratoi 51 amendamente, të cilat ndryshojnë dhe plotësojnë 43 ligjedhe 79% ose 34 nga këto 43 ligje janë ndryshuar më shumë se një herë. Kjo është përqindja më e lartë e amendamenteve në 12 vitet e fundit,..

botuar më 24-04-23 11.41.PD

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD