Një statujë të një gruaje, ndoshta ndonjë hyjnie, zbuluan arkeologët në qytetin e lashtë Harakleja Sintika, të shtrirë në zonën Rupite rreth qytetit Petriç. Statuja është e ruajtur shumë mirë, pavarësisht se mungojnë koka dhe duart, saktësoi docenti doktor Ljudmill Vagalinski-drejtues i gërmimeve arkeologjike. Përpara Agjencisë Telegrafike Bullgare ai njoftoi se, statuja e gjetur është nga periudha e shekulljve 1-2 pas Krishtit. Mbase statuja ka rënë gjatë kohës së ndonjë tërmeti të madh në fund të shekullit të 4. Ajo bën përshtypje me punimin e vet fin dhe të detajuar - shumë qartë duken sandalet, palat e rrobës e kështu me radhë. Sipas specialistëve ka një veçanti në veshjen, e cila të le të nënkuptosh se, kjo grua mbase ka qenë hyjni. Ajo përveç veshjeve standarde për gratë klasike nga lashtësia, mban dhe një rrobe shtesë, e cila në bazë të mënyrës në të cilën është prezantuar, krijon përshtypjen për lëkurë. Statuja do të konservohet, do të restaurohet dhe pas kësaj do të ekspozohet, ashtu si dhe statujat e tjera të zbuluara deri tani në Harakleja Sintika.
Thirrja e kishës është të mbledhë ata që janë ndarë, deklaroi patriarku i ri bullgar Daniil para liturgjisë së tij të parë të shenjtë. “Ka shumë detyra. Sot është një ditë e veçantë, në të cilën festohet kthimi i relikteve të Shën Ivan Rillskit..
Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të..
Menjëherë pas festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, po festojmë ditën e Shpirtit të Shenjtë - personi i tretë i Trinisë së Shenjtë. Festa kishtare është gjithashtu e fundit para festës së të Gjithë Shenjtorëve, e cila përfundon ciklin e Pashkëve...