Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëpër vendet e shenjta të Apostullit

183 vjet nga lindja e Vasill Levskit

Portret i Levskit. 1957, piktore Ruska Marinova
Foto: arkiv

Manastiret i quajnë vatra si dhe mbrojtëse dhe roje shpirtërore, përkrahëse të besimit bullgar në vitet e dikurshme të zymta, të përmbushura me persekutime dhe poshtërime të robërisë turke. Fare nuk janë të pakta dëshmitë historike për manastire dhe kisha, të cilat u kanë siguruar një strehim të fshehtë ithtarëve të lirisë bullgare. Murgj të shumtë po kështu marrin një pjesëmarrje të denjë në luftërat popullore dhe në organizimin e komiteteve revolucionare.

Foto: bulgariatravel.org

Një nga këta murgj të shkolluar është dhe dhjaku Ignatij, Apostulli i lirisë bullgare Vasill Levski. Revolucionari i ardhshëm bëhet murg gjatë vitit 1858 në manastirin e qytetit Sopot “Shën Ngjitja e Zotit”, pasi në vazhdim të 6 vjetëve është një rishtar tek daja i tij hieromonk haxhi Vasilij.

Krijimi i komitetit të fshehtë revolucionar në rajonin e qytetit Sofje, piktor Marin Ustagenov. Galeria Kombëtare e Arteve Figurative

Në kuadrin e veprimtarisë së tij dhjetëvjeçare aktive revolucionare /1862-1872/ Levski krijon një rrjet sekret prej komiteteve revolucionare, për veprimtarinë e të cilëve kanë qenë të domosdoshme vende sekrete  (mbi 100 vende të fshehura), një pjesë e madhe nga të cilët kanë qenë nëpër manastiret. Përveç se e kanë fshehur Levskin si dhe bashkëpunëtorët e tij, vëllazëritë e manastireve kanë ndihmuar dhe me para personale veprimtarinë e tyre revolucionare.

Foto: troyanmonastery.com

Në manastirin e shenjtë të qytetit Trojan (në Bullgarinë Qendrore Veriore) për shembull, i cili shumë herë me radhë i jep strehim Apostullit, personalisht Levski shenjtëron abatin haxhi Makarij dhe akoma katër murgj të tjerë në veprimtarinë revolucionare. Vendi ku dikur ai është fshehur sot mund të shihet nga turistët. Ka pasur dy hyrje sekrete – drejt lumit dhe drejt malit.

Foto: bulgariatravel.org

Një manastir tjetër i cili e ka strehuar dhe e ka fshehur Apostullin, është manastiri i vajzave në qytetin Sopot “Hyrja e nënës së Zotit në tempull” (në Bullgarinë Qendrore). Vendi i fshehtë i Levskit është gjendur nën dhomën e kryemurgeshës Hristina, halla e tij. Aty ai është takuar me nënën e vet Gina Kunçeva. Në këtë rajon është edhe një nga vendstrehimet e sigurta të dhjakut - në “Ngjitjen e Shenjtë të Zotit”, ku ai pranon  emrin e murgut Ignatij.

Foto: bulgariatravel.org

Në Ballkanin e Tetevenit i cili është gjithmonë i hapur për Levskin ka qenë dhe manastiri i Glozhenit “Shën Gjergji Fitimtari” (në Bullgarinë Qendrore Veriore).

Kur ka mbërritur në krahinën e Pirinit, Levski ka fjetur në 15 kilometra nga qyteti Simitli (në Bullgarinë Jugperëndimore). Manastiri aty është ndërtuar gjatë kohës së Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1396) dhe mban emrin Troskovski. Gjatë periudhës së Mesjetës në këtë manastir kanë jetuar më shumë se 100 murgj të cilët e kanë nxjerrë bukën e gojës me bujqësi dhe blegtori.

Foto: BGNES

Rreth kryeqytetit të sotëm bullgar Sofja çdonjëri i cili ka dëshirë të mësojë më shumë për jetën dhe veprimtarinë e këtij personaliteti të ndritshëm nga historia jonë, mund të niset nëpër gjurmët e tij në “Rrugicën e Levskit” e cila të shpie drejt manastirit të Dragalevcit “Nëna e Shenjtë e Zotit Vitoshka”.

Foto: BGNES

Mes manastireve të njohura të cilat ruajnë kujtimin për Levskin dhe jo njëherë e kanë shpëtuar nga ndjekësit e tij janë akoma manastiri  Sokollski “Fjetja e nënës së Zotit” rreth qytetit Gabrovo, manastiri i qytetit Drjanovo “Shën Arkangjel dhe Mihail “dhe ai i Merdanit “40 martirët e shenjtë” në rrugën kryesore midis qyteteve Veliko Tërnovo dhe Elena...

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD

Shenjtëria e tij Patriarku Bullgar Neofit u largua nga ne

Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se..

botuar më 24-03-14 9.22.PD