Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri i Bullgarisë kërkoi protokoll unik mjekësor kundër Covid-19

Foto: EPA/BGNES

BE-ja duhet të ketë protokoll unik mjekësor për masat kundër Covid-19 dhe për përballimin e pandemisë. Në një deklaratë para diskutimeve të sotme të Këshillit të BE-së në Bruksel Borisov ishte kategorik se kriza nuk ka kaluar. Ai edhe një herë shprehu pozitën për strategji unike evropiane mbi masat shëndetësore dhe ekonomike për kapërcimin e krizës provokuar nga pandemia. Kryeministri bullgar shprehu shpresë, se liderët do të arrijnë pajtim edhe për raportin e mjeteve falas dhe kredive, transmetoi korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare ë Bruksel.