Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjithnjë e më shumë bullgarë jashtë shtetit janë për ndërrimin e modelit të drejtimit

Në përkrahje të protestave antiqeveritare, të cilat tanimë për ditë të 12 me radhë po zhvillohen në të gjithë Bullgarinë, shpallen gjithnjë e më shumë bullgarë jashtë shtetit. Ata po kështu duan që zëri i tyre të mund të dëgjohet, organizohen në rrjetet sociale dhe shprehin dëshirën e vet për ndryshim. Berlin, Bruksel, Vjenë, Paris, Londër, Kopenhagë, Barcelonë dhe Haga janë një pjesë nga vendbanimet, në të cilat bashkatdhetarët tanë ngritën zërin e vet në përkrahje të protestave tek ne .

Gabriella Bençeva është koordinatore e protestës së parë në Nuremberg në (Gjermaninë Juglindore), që u zhvillua më 19 korrik. Ajo jeton në qytet prej 9 vjetëve. Aty ka përfunduar arsimin e vet të mesëm dhe të lartë. Aktualisht bullgarja 25 vjeçare është juriste e cila punon dhe arsimohet në Gjykatën e Nurembergut.

Sipas fjalëve të saj, kërkesat e bullgarëve në Gjermani nuk dallohen nga ato të bashkatdhetarëve të saj në Bullgari dhe nëpër botë, kurse ato janë - qeveria dhe prokurori i përgjithshëm të japin dorëheqje. Bullgarja e re është kategorike, se duhet të ketë dhe burg për fajtorët. Sipas saj, gjithnjë e më shumë bullgarë duan që të kthehen në atdhe, por jo dhe gjatë drejtimit të tanishëm. “Ne nuk jemi arratisur nga Bullgaria, por ata na dëbuan - nënvizon Gabriella, dhe shton. - Ne duam që të jetojmë në Bullgari”. Për bullgaren ky është mesazhi më i rëndësishëm, i cili duhet të arrijë deri te të gjithë.

Argumenti i qeverisë, për të mos dhënë dorëheqje është se, tani nuk është kohë për zgjedhje përpara afatit, duke pasur parasysh krizën e ardhshme ekonomike, si rezultat i pandemisë nga Covid-19. Një sërë analizuesish po kështu theksojnë se, mungesa e alternativës politike nuk ka sesi  të sjellë deri në ndërrimin e modelit. Por, këto konkluzione nuk mund të ndalojnë valën e pakënaqësisë e cila përfshin dhe bullgarët nëpër botë. Për një pjesë të madhe prej tyre kufiri i durimit është i arritur dhe ka ardhur kohë për një ndryshim rrënjësor politik - është kategorike Gabriella Bençeva:

“Njerëz të arsimuar dhe inteligjentë dalin në rrugë dhe duan që t’i dëgjojnë - thotë ajo. Çdo një prej nesh mund të jetë një pjesë nga modeli i ri, por nuk duhet të lejojmë që drejtimi i tanishëm të mbetet. Në qoftë se vijnë njerëz të tjerë, nga të cilët po kështu nuk jemi të kënaqur, përsëri do të protestojmë. Derisa të mos të gjejmë njerëz inteligjentë, të arsimuar, të cilët të dinë sesi drejtohet një shtet. Dhe pse të mos të jenë njerëz të rinj, të cilët kanë mësuar jashtë dhe mund të tregojnë një tip të menduarit fare të ri? Perse kjo të mos të jetë një nga zgjidhjet?”

Në vazhdim të 30 vjetëve asnjë model i drejtimit nuk mundi që t’i detyrojë bullgarët e rinj të mos të ikin nga Bullgaria. Cilat prioritete të pushtetarëve mundet t’i bindin që të kthehen? 

“Demokracia, sepse në sytë e mia ne nuk jetojmë në demokraci. Zakonet le të ndryshojnë në mënyrë të tillë, që të mund t’i përgjigjen demokracisë dhe të mund të jemi të sigurt se nuk ka korrupsion. Duhet të ngulmohet mbi arsimin dhe shëndetësinë. Është me rëndësi që t’i ruajmë njerëzit dhe hap pas hapi të nisemi në ndonjë farë drejtimi. Por, në rrugë sociale. Kjo e cila për mua është shumë e rëndësishme si juriste eshte transparenca. Kur qesh 16 vjeçe, doja që të shikoja sesi zhvilloheshin gjërat jashtë shtetit, si jetonin të rinjtë , si mendonin. Tani jam 25, përfundova studimet e mia në drejtësi. Në këtë moshë dua të kthehem në Bullgari dhe të jap diçka për vendin tim. Ajo që varet prej meje, do ta bëj”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotot janë të ofruara nga Gabriella Bençeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD