Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia e të Ardhurave merr kontrollin mbi lojërat e fatit

Foto: arkiv

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave merr kontrollin e plotë mbi sektorin e lojërave të fatit, vendosën deputetët me ndryshimet e miratuara në lexim të dytë në Ligjin për Lojërat e Fatit, transmetoi BNR.

Pushtetarët hodhën poshtë idenë që Komisioni Shtetëror për Lojërat e Fatit të bëhet një organ kolektiv nën drejtimin direkt të qeverisë dhe vendosën që kontrolli të përqendrohet tek Agjencia e të Ardhurave. Po rritet kapitali fillestar për licencë të re të kazinove dhe të automatëve të lojërave të fatit, por nuk u rrit taksa e licencës. U refuzua propozimi që të ketë kazino vetëm në hotelet me 5 yje, në vendpushimet kombëtare dhe rajonet kufitare.

Protestuesit para Parlamentit kundër amendamenteve në ligj e pranuan vendimin përfundimtar duke thirrur “fitore”.