Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia e të Ardhurave merr kontrollin mbi lojërat e fatit

Foto: arkiv

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave merr kontrollin e plotë mbi sektorin e lojërave të fatit, vendosën deputetët me ndryshimet e miratuara në lexim të dytë në Ligjin për Lojërat e Fatit, transmetoi BNR.

Pushtetarët hodhën poshtë idenë që Komisioni Shtetëror për Lojërat e Fatit të bëhet një organ kolektiv nën drejtimin direkt të qeverisë dhe vendosën që kontrolli të përqendrohet tek Agjencia e të Ardhurave. Po rritet kapitali fillestar për licencë të re të kazinove dhe të automatëve të lojërave të fatit, por nuk u rrit taksa e licencës. U refuzua propozimi që të ketë kazino vetëm në hotelet me 5 yje, në vendpushimet kombëtare dhe rajonet kufitare.

Protestuesit para Parlamentit kundër amendamenteve në ligj e pranuan vendimin përfundimtar duke thirrur “fitore”.

Më shumë nga rubrika

Paralajmërim për një valë të re të Covid-19

Brenda 3 muajve fëmijët nën moshën 16 vjeç në vend do të jenë gjithashtu në gjendje të imunizohen, tha para bTV kryeinspektori shëndetësor shtetëror Doc. Angell Kunçev. Ai e arsyetoi pohimin duke thënë se vaksina për të miturit mbi moshën 12 vjeç..

botuar më 21-05-11 11.16.PD

Bullgaria përkrah strategjinë “NATO-2030”

Ndërtimi i një shtylle të besueshme evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes duhet të jetë në përputhje me zhvillimin e NATO-s, tha Presidenti Rumen Radev në një konferencë me video të samitit B-9. Vendet e Evropës Lindore shkëmbyen mendime dhe qëndrime të..

botuar më 21-05-11 9.09.PD

6.85% janë rastet e reja të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

1078 janë rastet e reja të koronavirusit në vend pas 16 392 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit. 6.58% e mostrave janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve rishtazi janë në qytetin e Sofjes – 205, pasuar..

botuar më 21-05-11 8.52.PD