Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tempull në Stara Pllanina, i ndërtuar me "gurë të lumtur"

7
Foto: Petko Iliev

Aty ku ngrihen Shkëmbinjtë e Parajsës (“Rajskite Skali”) dhe mund ta prekësh qiellin me dorë, kanë fluturuar shumë shpirtra. Dhe sikurse Zoti i kap dhe i shpie me dorë të zgjedhurit, të cilët do t’i sjellë vetë në këtë rrugë të shkurtër.

“Dimri merr, ai nuk jep. Në dimrin e vitit 2003, më 2 shkurt, djali im vdiq në afërsi të shtëpisë malore “Raj” /Parajsë/ . Këtu ndërpritet rruga, orteku ndahet dhe niset përposh. Pikërisht këtu e ka hedhur dhe ka rënë mbi të. Shpirti i fëmijës iku, kurse të gjallët, të cilët mbetëm, duhej që të shëroheshim nga dhimbja dhe brenga...” Me këto fjalë të Petko Ilievit nga qyteti Sopot fillon tregimi  për kishën bullgare të ndërtuar më lartë, në gurët e së cilës janë futur brenga, dhe mbështetja e njerëzve të cilët kanë humbur njeri të afërt në mal.  

Kur Ilia 24 vjeç mbetet i varrosur në greminën e malit Stara Pllanina, babai i tij Petko nuk kthehet kundra Zotit, por vendos që të ndërtojë kishë. Shumë lart, në mal, nën mbrojtjen e shenjtorëve Nikollaj Çudibërës dhe Pantelejmon, për nder dhe kujtim të alpinistëve dhe turistëve të vdekur rreth Shkëmbinjve të Parajsës: “I thash vetes - përse të mos të jenë dy shenjtorë të ndryshëm? Në mal është tepër e mërzitshme të jesh vetëm, prandaj le të jenë dy, njëri – i ri, shërues, kurse tjetri – mbrojtës dhe përkrahës i fëmijëve, i marinarëve dhe i bankierëve.”

Gur pas guri “kisha-monument”, siç e quan frymëzuesi dhe ndërtuesi i saj, ngre forcë në male. Petkoja bën gërmimin e parë disa muaj pas tragjedisë, por për shkak të lokacionit dhe të klimës së egër nevojiten 15 vjet, që të mund të përfundojë nismën e tij. Nuk heq dorë, sepse i zgjasin dorë njerëz nga të gjitha krahinat e vendit - pjesa më e madhe prej tyre - njerëz të panjohur, por me shpirtra të hapur. Kështu arkitekti Teofill Teofillov krijon projektin e kishës, Teodora Bakallova, Maria Mineva dhe bashkëshorti i saj pikturojnë ikonat, Ivo Tanev transporton në kurriz kryqin 40 kilogramësh prej guri, Pejoja i çon kuajt e ngarkuar nëpër shtigjet e pjerrëta, kurse shumë të tjerë përfshihen në ndërtim. Kurse më shumë se 2 mijë alpinistë zbresin me orë të tëra me gurë, në vend të luleve, nga ujëvara “Rajskoto Prëskallo”.  

“Nuk e kuptoj se cila është kjo magji e malit - tregon Petko Ilievi. Nëse për shkak të oksigjenit më të shumtë, ose për ndonjë shkak tjetër, por njeriu këtu bëhet më i mirë dhe kthehet në një shok, i cili është gati të ndihmojë për çdo gjë. Aty asnjë nuk e kalon njeriun tjetër pa e përshëndetur, aty rrallë ndonjëri do t’i kthejë shpinë njeriut pranëtij. Në mal ndodhin çudira dhe vetëm ai që ka vajtuar mund ta ndiej - të shikoj sesi “hiqen maskat” të cilat i fshehin fytyrat poshtë në vendet e populluara. Në mal njeriu është normal, i tillë siç vetëm mund të ëndërrojmë që të jetë. Prandaj, kur njerëzit e kuptonin se çfarë bënim e çfarë ndërtonim ju duhej vetëm një nxitje e vogël. Njerëz fare të panjohur sillnin gurët e tyre, linin para, sepse çdo gjë u bë me dhurime vullnetare dhe ndihma. Ja pikërisht kjo është magjia e malit.”

Milena Stojkova fare rastësisht e kupton historinë e Petkos. Ajo e kap nga ana emocionale dhe vendos që ta ndjekë në një film.

“Kisha sjell njëfarë qetësie, një kujtesë për të afërmit e humbur, një rimendim të dhimbjes, të cilën çdo një e ka përjetuar - thotë ajo. Shumë njerëz të lidhur me ndërtimin e kësaj kishe kanë humbur njeri të afërt. Djali i arkitektit i cili e projekton kishën – po kështu alpinist, vdes nga leukemia. Njeriu i cili punon dritaret - djali i tij vritet....”

Regjisorja zgjedh “Gurët e lumtur” për titull të filmit të vet - fjalë këto të cilat fare rastësisht i dëgjon nga Petkoja. “Muratorët thonë se, guri ka njëqind fytyra - shton Petko Iliev. Dhe me të vërtetë – ngado që ta vështrosh gurin ka fytyrë gjithmonë të ndryshme.Por kur fillon ta punosh e ndien se ai ka shpirt. Guri sikurse gjallëron kur ndodhet nëpër duar. Atëherë më lindi ideja se gurët, të cilët kanë qëndruar milionë vjet në mal, janë të lumtur, sepse janë të zgjedhur për këtë ndërtim”.  

Më 27 tetor 2019 kisha është e përfunduar dhe e shuguruar. Në muret prej guri Petkoja fut një patkua prej hekuri, e kthyer me brirët poshtë - një simbol i fatkeqësisë dhe i tragjedisë së rastisur dhe për nder ndaj kuajve të vrarë nëpër shtigjet e pjerrëta të malit. Ja dhe shënimet finale të filmit  “Në këtë ditë dhe shpirtrat qenë aty, tek gurët e lumtur”.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Petko Iliev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD