Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E majta organizoi një miting antiqeveritar në vend të tubimit tradicional në Buzlluxha

| rinovuar më 20-07-25 1.58.MD
Liderja e BSP-së Kornelija Ninova në mitingun e sotëm
Foto: BTA

“Partia Socialiste Bullgare (BSP) ngul këmbë për zgjedhje para afatit dhe dorëheqjen e qeverisë së Bojko Borisovit dhe të Kryeprokurorit”, shkroi në rrjetet sociale liderja e BSP-së Kornelija Ninova disa orë para fillimit të mitingut të partisë në qendër të kryeqytetit.

Liderja e së majtës e quajti “fitore” çlirimin e popullit nga frika dhe apatia dhe deklaron se po vjen një krizë, me të cilën pushtetarët nuk mund të përballen.

BSP zhvilloi sot tubimin e saj tradicional, por jo si zakonisht në Buzlluxha, por para godinës së Këshillit të Ministrave. Mitingu me moto “Kundër korrupsionit dhe vjedhjes – së bashku për Bullgarinë”. “Njerëzit kanë të drejtën të protestojnë, ju lutem të mos ketë dhunë dhe provokacione dhe çdonjëri ta shprehë mendimin e vet, por me respekt ndaj të tjerëve”, iu drejtua Kornelia Ninova shumicës së grumbulluar.

Sa i përket protestave të djeshme, kur protestuesit kishin rrethuar Televizionin Kombëtar Bullgar dhe liderja e BSP-së duhej të dilte nga ndërtesa me kordon policësh pasi mori pjesë në programin televiziv “Panorama” ajo deklaroi: Nuk mendoj se ka skenarë”.

Më shumë nga rubrika

Në Sofje Komisioneri i BE -së Timmermans premtoi një tranzicion të drejtë energjie

Hapi i parë i vërtetë në rrugën drejt tranzicionit të gjelbër të Bullgarisë është Plani Kombëtar për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë, tha Kryeministri Stefan Janev në forumin “Tranzicioni i Gjelbër - Zgjidhjet dhe Sfidat për Bullgarinë", në të..

botuar më 21-10-15 12.39.MD

Sindikalistë protestues mirëpritën Komisionerin e BE-së Timmermans

Ekonomia bullgare konsumon shumë energji dhe varet nga qymyri. Kjo është arsyeja pse kalimi në energjinë e gjelbër duhet të jetë i qetë për rajonet dhe popullsinë, tha Kryeministri Stefan Janev në një forum mbi tranzicionin e gjelbër në Sofje. “Si..

botuar më 21-10-15 11.23.PD

Komisioni Evropian nuk është kundër energjetikës bërthamore dhe gazit natyror

Nuk mund të them nëse data 2040 është e mirë për mbylljen e termocentraleve bullgare me qymyr derisa të njihemi me Planin e Rimëkëmbjes. Komisioni Evropian nuk ka asgjë kundër energjetikës bërthamore, por është më i shtrenjtë. Brukseli nuk beson..

botuar më 21-10-15 11.03.PD