Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E majta organizoi një miting antiqeveritar në vend të tubimit tradicional në Buzlluxha

| rinovuar më 20-07-25 1.58.MD
Liderja e BSP-së Kornelija Ninova në mitingun e sotëm
Foto: BTA

“Partia Socialiste Bullgare (BSP) ngul këmbë për zgjedhje para afatit dhe dorëheqjen e qeverisë së Bojko Borisovit dhe të Kryeprokurorit”, shkroi në rrjetet sociale liderja e BSP-së Kornelija Ninova disa orë para fillimit të mitingut të partisë në qendër të kryeqytetit.

Liderja e së majtës e quajti “fitore” çlirimin e popullit nga frika dhe apatia dhe deklaron se po vjen një krizë, me të cilën pushtetarët nuk mund të përballen.

BSP zhvilloi sot tubimin e saj tradicional, por jo si zakonisht në Buzlluxha, por para godinës së Këshillit të Ministrave. Mitingu me moto “Kundër korrupsionit dhe vjedhjes – së bashku për Bullgarinë”. “Njerëzit kanë të drejtën të protestojnë, ju lutem të mos ketë dhunë dhe provokacione dhe çdonjëri ta shprehë mendimin e vet, por me respekt ndaj të tjerëve”, iu drejtua Kornelia Ninova shumicës së grumbulluar.

Sa i përket protestave të djeshme, kur protestuesit kishin rrethuar Televizionin Kombëtar Bullgar dhe liderja e BSP-së duhej të dilte nga ndërtesa me kordon policësh pasi mori pjesë në programin televiziv “Panorama” ajo deklaroi: Nuk mendoj se ka skenarë”.

Më shumë nga rubrika

Mostrat pozitive për Covid-19 janë nën 5%

706 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 81% e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 4.3 për qind e 16 360 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 100 811 janë të sëmurët aktivë. 6130 veta..

botuar më 21-12-06 8.38.PD
Kirill Petkov

Negociata intensive gjatë fundjavës për një marrëveshje koalicioni

Pritet që këtë fundjavë të zhvillohen negociata intensive për hartimin e marrëveshjes së koalicionit mes partive që janë partnere potenciale në qeverinë e re – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Partia Socialiste Bullgare /BSP/, “Ka një popull të tillë”..

botuar më 21-12-04 6.00.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin. Ato do të jenë më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Juglindore. Por para mesditës reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga Juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 21-12-03 6.05.MD
Подкасти от БНР