Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendëskryeministrja Ekaterina Zaharieva është duke bërë një vizitë në Greqi

Foto: arkiv

Kryeministri grek Kiriakos Micotakis u takua në Athinë me zëvendëskryeministren dhe ministre të jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva. Këtë e njoftoi botimi “Katimerini” cituar nga BTA. Të dy ata shqyrtuan epideminë Covid-19, situatën në pikat kufitare midis të dy vendeve dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor. Parashikohen takime të ministres Zaharieva me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe me presidenten Katerina Sakelaropullu.

Vizita e zonjës Zaharieva kushtohet përvjetorit të 140 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Greqisë.