Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prognozë për rimëkëmbjen e ekonomisë bullgare në fund të vitit 2021

Foto: arkiv

Në qoftë se nuk ka valë të dytë të Covid-19 kriza për ekonominë bullgare do të jetë nga 2 deri në 3 tremujorë. Ulja vjetore do të jetë nga 5 deri në 7%. Rimëkëmbja do të vazhdojë gjatë tërë vitit 2021 dhe në fund të vitit do të arrihen nivelet para krizës.

Rritja reale do të fillojë që nga viti 2022, tregon Raporti Vjetor për Zhvillimin Ekonomik dhe Politikat e Bullgarisë nga Instituti për Studime Ekonomike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Përfundimi kryesor është se deri në pandeminë e koronavirusit ekonomia bullgare është zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, edhe pse me tempe modeste, me rritje të shpejtë të pagave dhe të punësimit, sistem të qëndrueshëm financiar dhe bankar dhe ka pasur balancë makroekonomike.