Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria duhet të afirmohet si destinacion turistik gjatë tërë vitit

Marijana Nikollova
Foto: BTA

Që pasi hyra në detyrë thash se do të punoj në përkrahje të biznesit, në dialog dhe në kërkim të zgjidhjes së problemeve. Këtë e tha para Televizionit Kombëtar Bullgar ministrja e re e turizmit Marijana Nikollova. Ajo shtoi se 38 mijë veta përfituan nga vauçerët në përkrahje të turizmit. Ministria shpreson që në gusht numri i turistëve do të rritet. Ministrja Nikollova tha se Bullgaria duhet të afirmohet si një destinacion turistik gjatë tërë vitit. Ajo shtoi se ka ndërmend të takohet me një sërë ambasadorësh për të biseduar për zhvillimin e turizmit tek ne.