Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin

Sofja, Kurban Bajram
Foto: BTA

Me masa të rrepta për siguri shëndetësore myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. Për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe gjendjes së zgjatur të jashtëzakonshme kundërepidemike lutjet u bënë në të hapur me respektim të distancës sociale, njofton korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në qytetin Kërxhali Vanja Apostollova.

Presidenti Rumen Radev shprehu respektin e tij ndaj traditës fetare të myslimanëve bullgarë. Ai theksoi, se ditët e kësaj feste kujtojnë rëndësinë e bamirësisë dhe tolerancës. “Këto vlera le të vazhdojnë të jenë rruga drejt mirëqenies personale dhe shoqërore”, thekson presidenti.

“Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë miqve të mi myslimanë! Jini të shëndetshëm dhe të lumtur! Festa e shenjtë mëson përulësi, respekt dhe përkrahje, në sajë të të cilëve edhe më sot jetojmë në paqe dhe në frymën e tolerancës”, shkroi kryeministri Bojko Boriov në faqen e tij zyrtare në Facebook.