Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Qytetit të bardh klasikja i shkon shumë”

“Ditë të muzikës klasike” mbledh publikun nën qiellin e hapur në qytetin bregdetar Ballçik

Foto: balchikclassicdays.com

Në kuadrin e Festivalit Muzikor “Ditë të muzikës klasike” u prezantua dhe xhaz koncertii vetëm. Në skenën e qytetit bregdetar Ballçik dolën muzikantët nga grupi “Fënkalero” me lider Vasill Spasov (piano).

Qytetin Ballçik e quajnë “qytetin e Bardhë”- për shkak të shkëmbinjve gëlqerorë përreth. Këtu, gjatë vitit 1909 është ndërtuar mulliri më i madh në Ballkan, i cili sot është kthyer në një qendër informacioni, përpara së cilës gjendet skena e festivaleve. Ky është edicioni i 11 i festivalit, kurse publiku dhe interpretuesit me siguri do ta mbajnë mend si një nga forumet e pakta muzikore, të cilët nuk u anuluan në situatën e masave të jashtëzakonshme për kufizimin e infektimit me Covid-19.

“Admirimet e mia janë për Fondacionin “Akademia klasike” dhe Bashkinë e qytetit Ballçik. Kohët janë të vështira për një radhë shkaqesh, por ata mundën të realizojnë  këto takime të shkëlqyera këtu në breg të detit. Festivali është me të vërtetë “plotë jetë”, të shtatë mbrëmjet janë shumë të larmishme. Çdo gjë është organizuar shkëlqyeshëm, si gjithmonë në këtë festival.

Në hapje për herë të parë në Ballçik erdhi për vizitë muzikantja në perkusion Vivi Vasileva. Ne e njohim para së gjithësh nga koncertet e saj të përbashkëta me vëllain e saj –violinistin e njohur Vasko Vasilev. Ajo ka karrierë të suksesshme vetjake , merr gjithnjë e më shumë ftesa, më në veçanti për në Gjermani ku jeton dhe punon. Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh mund ta dëgjojmë dhe në Bullgari, gjë e cila është e shkëlqyer. Ajo është shumë artistike, me një burim të madh idesh. Mund të shikosh lumturinë e madhe të cilën e provon kur është në skenë. Kishte një publik të shumtë në numër  në skenën e re të hapur rreth “Mullirit” kurse Vivi ekzekuton bashkë me Lukas Campara Diniz nga Brazili me të cilin shpesh zhvillojnë koncerte të përbashkëta. Programi i tyre shkaktoi duartrokitje të shumta, qe një shpërthim i vërtetë. Kësaj radhe për vizitë na vjen dhe Ansambli i Veglave të Frymëmarrjes i Bukureshtit. Dëgjuam dhe Kvarto Kuartetin dhe solistë të Filarmonisë së Sofjes, kitaristin Sanel Redžić (Bosnjë dhe Hercegovinë) dhe Ansamblin e Kitarës “Akademika”. Një program shumë të larmishëm prezantuan dhe solistët dhe orkestra e Operës Shtetërore nga qyteti Burgas. Ata janë mes pjesëmarrësve të rregullt, si dhe kolegët e tyre nga Opera Shtetërore e qytetit Varna. Ata do të paraqesin galla-koncertin e shumëpritur operistik më 1 gusht, me të cilin do të përfundojnë “Ditët e muzikës klasike”. Festivali në qytetin e bukur detar ka qindra adhurues prej viteve. Cili është publiku në këtë edicion. Ja dhe përgjigjen e drejtueses së këtij programi:

“Këtu shpesh vijnë njerëz, të cilët zgjedhin javën e fundit të muajit korrik që të gërshetojnë pushimin e vet detar me takimet e këndshme , të cilat i propozon programi i festivalit. Kuptohet, se sivjet ka shumë pak turistë të huaj, por qyteti fare nuk duket bosh. Kurse mes publikut në koncertet gjithmonë janë dhe banuesit e qytetit Ballçik, për të cilët këto ditë janë një festë e vërtetë.” 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: balchikclassicdays.com

Më shumë nga rubrika

Ermilla Shfajcer dhe Srebrina Mineva

Një udhëtim muzikor nëpër Itali në qendër të Sofjes

Italia, romantike dhe e bukur - е tillë do të na paraqitet nga këngëtarja e operës Srebrina Mineva dhe pianistja Ermilla Shfajcer në koncertin e vet më 29 qershor në Muzeun e kryeqytetit “Boris Hristov”. Dhe për të mos fshehur asnjë nuancë..

botuar më 21-06-29 11.19.PD

Ollga Borisova: Përkulem përpara gjeniut krijues të popullit tonë

“E falënderoj Zotin për këtë peshqesh të madh - 60 vjetorin tim në skenë dhe 80 vjetorin tim jetik, të cilin e arrita - me shumë emocion tregon këngëtarja Ollga Borisova. - Jam e lumtur se gjatë gjithë jetës jam duke kënduar këngët tona të..

botuar më 21-06-28 1.38.MD

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare mori një çmim të lartë shtetëror

Presidenti Rumen Radev i dorëzoi pllakën “Shenjtor Kirill dhe Metodij” Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Çmimi është për kontributin e madh në zhvillimin dhe popullarizimin e artit dhe kulturës bullgare dhe në lidhje me..

botuar më 21-06-28 12.44.MD