Mbeturinat nga kalaja-qytet Verdica, në tokën e Tvërdicës (në pjesën Qendrore të Bullgarisë Jugore) do të studiohen dhe do të konservohen, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës i ofron 18 000 leva /afro 9 000 euro/ Muzeut Historik në qytet. Projekti parashikon spastrimin e mbeturinave të një kishe me një nef, në lindje nga muri rrethues i kalasë, si dhe hapjen e një pjese nga murri i jashtëm i kalasë.
Në kohën e kaluar Verdica, e cila gjendet në fillimin e njërës prej rrugëve më të shkurtra nga Trakia për në Bullgarinë Veriore, ka pasur një rëndësi të madhe për mbrojtjen e kryeqytetit Tërnovo. Gjatë vitit 1959 në 20 metra në juglindje nga kalaja është zbuluar dhe kisha e cila daton sipas arkeologëve nga periudha e shekujve 11-12.
Më 6 shkurt mbushen 143 vjet nga Çlirimi i qytetit Burgas nga skllavëruesit osmanë. Festimet filluan në qendër të qytetit me ritual të ngritjes së flamujve të Bullgarisë, Bashkimit Evropian dhe Komunës Burgas. Pas ceremonisë, u shërbye një..
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 100 vjet nga krijimi i saj, torta e njohur “Garash” gjithmonë merr pjesë në vitrinat e ëmbëltoreve. Mjerisht, shumë pak njerëz e dinë se kush është Kosta Garash - “prindi” i saj, i cili i ka dhënë jetë idesë së tij..
Georgi ose Goce Dellçev është një nga revolucionarët më të rëndësishëm bullgar, udhëheqës dhe ideolog i Komiteteve Revolucionare Bullgare të Maqedonisë dhe Edrenesë, emëruar më vonë VMORO. Goce Dellçev lindi në Kukush të Maqedonisë së Egjeut më 4 shkurt..
Më 4 mars mbushen 140 vjet nga lindja e vojvodës Todor Aleksandrov. Revolucionari i lindur në Shtip konsiderohet figura e dytë më me ndikim në luftën..
Këtë ditë shënojmë 1151 vjet nga themelimi i Kishës Ortodokse Bullgare në vitin 870. Ajo u shpall si një kryepeshkopatë autonome në..