Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Kulturës lëshon para për studimin dhe konservimin e kalasë në baskinë Tvërdica

Foto: arkiv

Mbeturinat nga kalaja-qytet Verdica, në tokën e Tvërdicës (në pjesën Qendrore të Bullgarisë Jugore) do të studiohen dhe do të konservohen, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës i ofron 18 000 leva /afro 9 000 euro/ Muzeut Historik në qytet. Projekti parashikon spastrimin e mbeturinave të një kishe me një nef, në lindje nga muri rrethues i kalasë, si dhe hapjen e një pjese nga murri i jashtëm i kalasë.

Në kohën e kaluar Verdica, e cila gjendet në fillimin e njërës prej rrugëve më të shkurtra nga Trakia për në Bullgarinë Veriore, ka pasur një rëndësi të madhe për mbrojtjen e kryeqytetit Tërnovo. Gjatë vitit 1959 në 20 metra në juglindje nga kalaja është zbuluar dhe kisha e cila daton sipas arkeologëve nga periudha e shekujve 11-12.


Më shumë nga rubrika

Nderojmë politikanët që kundërshtuan aderimin e Bullgarisë në Paktin Trepalësh

80 vjet më parë, më 21 shkurt, në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike Nikolla Mushanov, udhëheqësit e opozitës së bashkuar bullgare u mblodhën për të kundërshtuar aderimin e Bullgarisë në Paktin Trepalësh të nënshkruar më 27 shtator 1940 midis..

botuar më 21-02-21 10.57.PD

Kisha nderon martirin e shenjtë Gjergji Sofijski

Gergji Sofijski ka lindur në qytetin e Kratovës së Maqedonisë në një familje bullgare. I mbetur pa baba që në moshë të vogël, ai u detyrua të shkojë në Sofje për të shmangur ndërrimin me forcë të fesë. Sunduesit osmanë në Sofje me dinakëri u..

botuar më 21-02-11 6.05.PD
Shën Harallambi

Bletarët festojnë Ditën e Shën Harallambit më 10 shkurt

Më 10 shkurt Kisha Ortodokse Bullgare respekton dëshmorin e shenjtë të besimit Harallambi Çudibërësi nga Magnezija. Sipas besimeve popullore Shën Harallambi është sundimtar i sëmundjeve, kryesisht i murtajës. Festa mbetet në traditën..

botuar më 21-02-10 6.15.PD