Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit

Foto: arkiv

Më 2 gusht të vitit 1903 shpërthen Kryengritja e Ilindenit, e konsideruar si një pikë kulmore në lëvizjen nacionalçlirimtare të bullgarëve në Maqedoni dhe Edrene. Ajo është fryt i intrasigjencës së popullit bullgar kundra vendimeve të Kongresit të Berlinit nga viti 1878, kur Fuqitë e Mëdha përcaktojnë që këto dy krahina të mbeten jashtë kufijve të Bullgarisë së çliruar nga sundimi pesëshekullor Osman.  

Është formuar një rrjet i dendur i komiteteve revolucionare në tokat e mbetura nën drejtimin e sulltanit, kurse disa vjet më vonë është vënë fillimi i lëvizjes guerile e cila ka kontribuar  për përgatitjen e kryengritjes.

Gjatë janarit të vitit 1903 në Kongresin e Selanikut të VMORO është marrë vendim për kryengritje. Ajo shpërthen në Rrethin Revolucionar të Manastirit në Maqedoni në festën kishtare  të Shën Ilias më 2 gusht /sipas stilit të vjetër/, që ku vjen dhe emri i saj. Në ditën e shndërrimit të Zotit-19 gusht/ sipas stilit të vjetër/, kryengritja shpërthen dhe në Edrene. Rebelët mundin të çlirojnë qytete të shumta në rajonin e malit Stranxha dhe qytetet buzë detit Carevo dhe Ahtopoll.

Më shumë për këto ngjarje historike dhe momentet e tyre kulmore-shpalljen e republikave Krushevo dhe Stranxha, lexoni në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë, kushtuar Kryengritjes së Ilindenit.