Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tifozët e CSKA-së me ultimatum për hapjen e stadiumeve për publikun

Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov
Foto: spitali Aleksandrovska

Përkrahësit e njërës prej skuadrave kryesore të futbollit bullgar - CSKA, kërkuan nga qeveria dhe nga Bashkimi Bullgar i Futbollit të lejojë publik nëpër stadiumet, njoftoi sajti “Sportal”. “Në rast të kundërt do të na nevojitet që të kërkojmë një vend alternativ, nga i cili të vërejmë ndeshjet tona, gjë e cila mund të mos u pëlqejë juve të gjithëve”, kërcënuan tifozët.

Sipas urdhrit të ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov nga data 31 korrik, deri në fund të muajit gusht “aktivitetet sportive në të hapur dhe në të mbyllur duhet të zhvillohen pa publik”.