Mbi 28 mln euro (56,5 mln leva) do të sigurohen për blegtorinë. Marrëveshja u arrit në një takim të Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva me përfaqësues të sektorit, bëri të ditur në sajtin e vet Ministria e Bujqësisë.
Ndihma është për përmirësimin e likuiditetit të ekonomive bujqësore, të cilat i kanë shtyrë kreditë e veta dhe nuk janë në gjendje t’i shlyejnë në kushtet e pandemisë. Për këto mjete do të kërkohet notifikim nga Komisioni Evropian. Borisov shtoi gjithashtu se janë siguruar mbi 13 mln euro (26 mln leva) për blegtorët që kanë pësuar humbje për shkak të thatësirës.Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..
“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..
Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës..